Albpetrol lidhi së fundmi kontratën për procedurën “Furnizim dhe instalim të pompave me burmë (pcp) në vendburimin Gorisht (përfshirë dhe punimet përgatitore të puseve)” kompaninë VIBTIS.Projekti në fjalë synon investime me një vlerë rreth 197 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro në funksion të rritjes së sasisë së nxjerrjes së naftës nga disa puse të kësaj zone.”Kompania Albpetrol sha do të instalojë dhjetë sisteme të pompave me burmë PCP në vendburimin e naftës Gorisht, në administrim të Qendrës së Prodhimit të Naftës Gorisht. Ky projekt synon rritjen e prodhimit të naftës në këtë vendburim dhe është menduar si një i tërë, dhe mund të realizohet nga operatorë në treg, të cilët kanë si fushë të veprimtarisë së tyre këtë objekt.Për këtë arsye procedura është menduar si një e tërë pa e ndarë në lote. Gjithashtu ndarja në lote mund të sillte vështirësi në furnizimin dhe implementimin e PCP-ve duke sjellë kosto të shtuara për AK deri në mosrealizimin e plotë të projektit” thuhet në dokument.Të njëjtat specifikojnë se cilët do të jenë puset që do të përfshihen në këtë zinxhir investimi.“Furnizim+Vendosje+Kompletim të 10 (dhjetë) sistemeve të Pompave me Burme (PCP) do të aplikohet në V.b. e Gorishtit të përzgjedhur pas studimeve gjeologjike dhe teknike te puseve, respektivisht puset: Go-149; Go-068; Go-165; Go-185; Go-129; Go-195; Go-241; Go-131; Go-102 dhe Go-164. Afati i fillimit të instalimit të sistemeve të pompave me burmë (PCP) do të jetë 20 ditë nga nënshkrimi i kontratës. Afati për dorëzimin dhe instalimin e të dhjetë sistemeve të pompave me burmë (PCP) do të jetë 6 muaj nga nënshkrimi i kontratës” thuhet në dokumente.Vendburimi GorishtGorishti është një nga vendburimet e naftës në vend i trajtuar si një zonë e përbashkët Gorisht -Kocul të mbivendosur njëri me tjetrin. Vendburimi ka gjithsej 284 puse vertikale ne inventar, prej të cilëve 142 puse janë aktiv për naftë e gaz. Thellësia e puseve është nga 700 m – 1500 m.Nafta e prodhuar është relativisht e rëndë me një peshë specifike prej 0.965 gr/cm3. Prodhimi në këtë rajon ka variuar nga viti në vit ku konkretisht në vitin 2024 ishte 11.6 mijë ton naftë./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Albpetrol investim rreth 2 mln euro në vendburimin e Gorishtit për të rritur nxjerrjen e naftës
