Burimi:
Sot.com.al

Aksidentoi këmbësoren në Vlorë/ Bie në prangat e policisë 26-vjeçari..
👁6651
Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 61- vjeçare. E dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftim: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 26 vjeç, pasi më datë 04.04.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren N. R., 61 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.