Burimi:
Opinion.al

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për 4 të plagosur
👁10487
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit.Mësohet se një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët.“Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë”, njofton policia....