Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në Fier, dy persona të plagosur
👁11072
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Rrapëz.Sipas informacioneve të para, një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të rrugës. Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Aleksandër Hila ka marrë plagë në kokë.Në vendngjarje ndodhet policia rrugore, e cila po dokumenton aksidentin.