Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident i rëndë në dalje të Tiranës/Makina përplaset me motorin, vdesin 2 të rinjtë
👁12614
Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy persona kanë humbur jetën. Konkretisht ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit -Zall Dajt”. Sipas policisë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç, në të cilin ishte pasagjer edhe shtetasi O. L., 18 vjeç Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L. Ndërkohë Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit...