Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit shpalli si fjalë të vitit “brain rot” (kalbja e trurit) si fjalën e vitit, duke e përcaktuar atë si “përkeqësimin e gjendjes mendore ose intelektuale të një personi, të shkaktuar nga konsumimi i tepërt i materialeve të parëndësishme ose të mërzitshme që gjenden në mediat sociale dhe platforma të tjera online”.Por nëse kjo përmbajtje po dëmton vërtet trurin – dhe si – mbetet e paqartë.Zakonet e përdorimit të ekranit mund të ndikojnë në shëndetSipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjysma e adoleshentëve në SHBA kalojnë katër orë ose më shumë duke parë ekrane çdo ditë, dhe vlerësimet globale sugjerojnë se të rriturit mund të jenë online mesatarisht më shumë se gjashtë orë në ditë.Nuk ka udhëzime shëndetësore për sa i përket numrit të orëve të kohës së përditshme para ekranit për adoleshentët ose të rriturit.Ekspertëve dhe studiuesve u mungojnë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht konceptin e kalbjes së trurit dhe çfarë mund të shkaktojë ajo.Megjithatë, ka të dhëna të CDC, që tregojnë se 1 në 4 adoleshentë që qëndrojnë gjatë ose shpesh para ekranit raportojnë se ndihen të shqetësuar ose në depresion.Disa studime sugjerojnë se problemet me përdorimin e internetit mund të fillojnë në moshë mjaft të re. Adoleshentët që kalojnë më shumë kohë para ekraneve mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin, mungesën e vëmendjes/hiperaktivitet dhe simptoma fizike të lidhura si dhimbje, marramendje ose të përziera.Kjo është sipas një analize të të dhënave të vitit 2024 nga studimi i Zhvillimit Kognitiv të Trurit të Adoleshentëve, studimi më i madh afatgjatë i zhvillimit të trurit të fëmijëve në SHBA.Studime të tjera kanë lidhur potencialisht kalbjen e trurit me desensibilizimin emocional, mbingarkesën njohëse, vetëvlerësimin negativ dhe dëmtimin e funksioneve ekzekutive, duke përfshirë kujtesën, planifikimin dhe vendimmarrjen.Ndryshimi i ‘dietës’ dixhitaleSa më shumë kohë të rinjtë kalojnë para ekraneve, aq më pak kohë kalojnë duke qenë fizikisht aktivë ose duke pasur ndërveprime njerëzore ballë për ballë, që furnizojnë trurin në zhvillim me të dhëna kritike, aftësitë e shqisave dhe emocionale.Si të kaloni kohë ‘më të zgjuar’ para ekranitTë ndihmosh fëmijët – dhe të rriturit – të konsumojnë një dietë më të shëndetshme në internet nuk është e lehtë, sepse një pjesë e madhe e jetës moderne, nga detyrat e shkollës deri te blerjet, argëtimi dhe socializimi, përfshin aplikacione në internet.Akademia Amerikane e Pediatrisë sugjeron, që familjet të zhvillojnë së bashku plane për kohën para ekranit dhe të inkurajojnë aktivitete që shtojnë krijimtarinë dhe lidhjet me familjen dhe miqtë.Gjithashtu sugjeron, që prindërit të theksojnë rëndësinë e aktiviteteve ‘offline‘, siç janë sportet, muzika, arti dhe hobi të tjera. / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ndikimi i kohës së gjatë para ekranit në trurin tonë
