Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan: Këtë muaj e shijoj si fëmijë

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama, kanë shtruar mbrëmjen e sotme në xhaminë e Ballies në qytetin e Elbasanit një iftar, ku të ftuar ishin përfaqësues të klerit, diplomatë dhe zyrtarë të lartë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama uroi besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit, ndërsa kujtoi edhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë pas shumë kohësh pritjeje.
“Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan, që u vlerësua me një çminim ndërkombëtar për arkitekturën. Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritje edhe xhamia e madhe e Namzagjasë.

Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun”, tha Rama.
Më tej Rama u shpreh se është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet.
Megjithëse për pak vite, tha Rama, BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan.
“Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.