“Boll më!”, Këlliçi sulmon Ramën: Po mashtron dhe po kopjon programin e opozitës për zgjedhjet e majit

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kopjon programin e opozitës. Në një postim në Facebook, Këlliçi e cilëson Ramën si “kreun e narkoshtetit të parë në Europë” dhe e akuzon për propagandë dhe mashtrim.
Sipas tij, qeveria socialiste, e cila për 12 vite ka pretenduar se nuk ka fonde për rritjen e pensioneve dhe vendosjen e minimumit jetik, tani po premton të bëjë të kundërtën. “Vallë, kësaj radhe, ku pretendon t’i gjejë paratë?” – pyet Këlliçi, duke sugjeruar se fondet e qeverisë janë shpërdoruar nga korrupsioni.Ai shton se shqiptarët nuk do të lejojnë më eksperimente të tjera me fatin e tyre dhe paralajmëron se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një “shuplakë” për Ramën dhe mazhorancën. “Boll më!” – përfundon ai, duke theksuar se vendi po afrohet rrezikshëm drejt një pike kritike.
Postimi i plotë:
I PANGOPUR NË VJEDHJE, EDI RAMA VJEDH EDHE NGA PROGRAMI I PARTISË DEMOKRATIKE!
Aktualisht, Shqipëria kërcënohet prej shumë rreziqeve.Rreziku më i madh është, sigurisht prodhuesi i tyre, shkaktari, kreu i narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama!
I cili, pa dëshirën, vullnetin, kapacitetin e duhur për t’iu ofruar shqiptarëve zgjidhje, propagandon dhe vjedh programin e Partisë Demokratike, idetë e të cilit, prej muajsh i kemi shpalosur.
I njëjti njeri që në 12 vite thoshte: “s’kemi para të rrisim pensionet dhe të vendosim minimumin jetik” është sërish, befas, po i njëjti që thotë se në të ardhmen do të bëjë kundërtën, absolutisht të kundërtën!Vallë, kësaj radhe, ku pretendon t’i gjejë paratë?!Apo do të frenojë babëzinë e tij, do të ulin vjedhjet me 5D, 5B dhe ER?!
Vetëm paturpësia e paftyrësia e tij mbërrin deri në këto paradokse.Gjithsesi, diçka është e padiskutueshme: shqiptarët nuk do ta lejojnë edhe një tjetër eksperiment katërvjeçar me ta, sepse janë pranë kufirit kritik, tej të cilit është asgjësimi absolut, tej të cilit, prandaj nuk mund të shkohet!!Boll më!!!11 Maji do të jetë shuplaka e shqiptarëve të thjeshtë për kreun e organizatës.