Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti “Ludovik”, duke i bërë një krahasim me një personazh filmi. Në një postim të gjatë, Alizoti i është përgjigjur me tone të ashpra dhe gjuhë të drejtpërdrejtë.
Ai përmendi filozofin gjerman Fridrih Niçe dhe kontrastin mes njeriut dhe shtazës, duke shtuar se për një person si Rama nuk ka kuptim të përdorë filozofi, pasi “ai kupton vetëm vulgaritetin”.
“Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur.Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjinatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin.”
Alizoti më tej e akuzon Ramën për jetesë luksoze dhe lidhje me korrupsionin:“Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që s’e blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur t’i firmos vjedhjet.”
Në përfundim të reagimit të tij, Alizoti e përforcon mesazhin me një sulm personal:“Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë.”
‘Pasardhës i gjysmëopingës’, Tomor Alizoti i përgjigjet Ramës: Ti je dhe do mbetesh një delenxhi
