“Kjo e sigurtë”/ Berisha, më i vendosur se kurrë: Vetëm protestat janë rruga, do u jap përgjigjen që meritojnë

Kreu i PD, Sali Berisha jashtë ambjenteve të Kuvendit është shprehur më i vendosur se kurrë, për mënyrën sesi do t’i japë fund kësaj qeverie.
Sali Berisha:
“Të gjithë ata kanë të drejtë. Kanë shumë të drejtë. I përshëndes dhe i përgëzoj. Vetëm protestat janë rruga. Momenti do përcaktohet bashkërisht. Kjo e sigurt. Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër. Tani, kur këta në një akt kaq madhor, shkelmojnë kaq pa skrupuj një marrëveshje, çfarë vlere ka harxhimi i kohës. Këto do i diskutojë të gjitha grupi parlamentar dhe do u japë përgjigjen që meritojnë.
Nuk është çështja e vetëm dy reformave këtu. Është çështja e një qëndrimi të prerë, përfundimtar. Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte sadopak të drejtat e tyre. Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta? Që do mashtroni përsëri? Jo, se nuk ka pse,” tha Berisha.