Foto/ Përmbyten rrugët në Prrenjas, vështirësi në qarkullim

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zona të Bashkisë Prrenjas, ku prurjet e ujit, baltës dhe inerteve kanë vështirësuar qarkullimin në disa segmente rrugore.
Sipas njoftimit zyrtar, është raportuar gjithashtu prezencë uji në një banesë.

Forcat e MZSH ndërhynë menjëherë në banesën e prekur, duke kryer punimet për largimin e ujit dhe duke garantuar sigurinë e familjes që jeton aty.

Ndërkohë, ekipet e bashkisë Prrenjas vijojnë punën intensivisht në terren. Po kryhet pastrimi i baltës, gurëve dhe inertëve të sjella nga reshjet në rrugët e dëmtuara, me synim normalizimin e qarkullimit dhe rikthimin e situatës nën kontroll.

Bashkia e Prrenjasit bën me dije se punimet nuk do të ndërpriten deri në përmirësimin e plotë të situatës dhe garantimin e sigurisë për banorët e zonës.