“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, Këlliçi sulmon Marta Kos: I shërben qorrazi agjendës Soros

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, deklaratën e komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, për zgjedhjet e 11 majit, i ka cilësuar qokë politike pasi në deklaratën e saj, komisionerja tha se këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme.
“Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.
Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit, thyen rekord me qëndrimin e saj absurd në mes të Tiranës. Del hapur kundër raporteve të vetë Bashkimit Europian dhe OSBE-ODIHR!
Deklarata e Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, se zgjedhjet në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”, është hiç më pak se skandaloze dhe qokë politike për kryeministrin më të korruptuar dhe autoritar të Europës!
Vetë raporti i ODIHR ka përcaktuar qartë se në zgjedhjet e 11 Majit, “partia në pushtet përfitoi gjërësisht nga burimet administrative” si dhe që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
Pa harruar edhe influencën e krimit të organizuar dhe shitblerjen e votës, e cila është vërtetuar si në këtë raport ashtu edhe në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.
Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për shoë politik dhe Europa nuk ka nevojë për bluzat me emrin e Edi Ramës.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri të denjë, ndërsa Europa ka nevojë për partneritet me një shtet serioz, të pakorruptuar dhe burim stabiliteti për Unionin.
Deklarata të tilla nuk i ndihmojnë as njërës e as tjetrës.
Ato thjeshtë nxjerrin zbuluar politikanët europianë të cilët vijojnë ti shërbejnë qorrazi agendës së Fondacionit Soros!