Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë.
Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dh se bën kimioterapi në Tiranë.
Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij.
“Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori.
Situtata e përditësuar nga reshjet e shiut në Bashkinë Pogradec:
Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa.
Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të dherave.
Po punohet në hidrovori i Tushemishtit për stabilizimin e situatës.Strukturat e Bashkisë, si grupet e ujësjellës–kanalizimeve dhe shërbimi zjarrfikës, vazhdojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës.
Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë
