“Skandal europian”, Vasili shpërthen: Rama mbron Ballukun për të shpëtuar veten, drejtësia po luhet me regji

Në një studio televizive ish deputetei I Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Gjatë një bisedë Vaili tha se, “mbrojtja publike që kryeministri Edi Rama i bëri Ballukut nuk është një akt solidariteti, por një lëvizje e dëshpëruar për të mbrojtur veten”.
Ai e cilësoi Ramën si një kryeministër ‘të dobët dhe të shantazhueshëm’. Sipas tij, vendimi i Ramës për të ‘investuar gjithë qeverinë’ në mbrojtje të Ballukut është një provë e qartë e ‘varrosjes së reformës në drejtësi’. Ai vuri në dukje një standard të dyfishtë flagrant, duke krahasuar këtë rast me atë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. ‘Për Ahmetajn, Rama tha ‘shyqyr që është SPAK-u’, ndërsa për Ballukun investon gjithë kabinetin. Ky investim nuk është për të mbrojtur Ballukun, por vetëm Edi Ramën,’ deklaroi Vasili, duke shtuar se mbi kryeministrin rëndojnë afera të shumta, nga inceneratorët te çështje të tjera të pa zbardhura.
Duke iu përmbajtur qëndrimit të tij të hershëm, Vasili e cilësoi sistemin e drejtësisë si ‘një drejtësi me regji’, të kontrolluar plotësisht nga pushteti. Ai përmendi rastet e hetimeve ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës si dëshmi të këtij kontrolli, duke argumentuar se goditja ndaj Ballukut erdhi vetëm kur ‘zullumi u bë shumë i madh’ dhe frika u përhap edhe brenda radhëve të mazhorancës. Gjatë intervistës ai bëri një kritikë të ashpër ndaj Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, e cila i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si ‘të lira dhe të ndershme’. Vasili e quajti këtë deklaratë ‘një nga rekordet më negative dhe më të errëta’ të një zyrtari të lartë të BE-së.
‘Kjo deklaratë, sipas Vasilit, kundërshton hapur raportet e OSBE/ODIHR-it, të Parlamentit Europian dhe vetë progres-raportin e BE-së. Është një akt i kompromentuar.’ Vasili i bëri thirrje gjithë opozitës të ndërmarrë një fushatë informuese ndaj të gjitha institucioneve europiane për të denoncuar këtë qëndrim.
Në fund, duke folur për rrugën që duhet të ndjekë opozita, Petrit Vasili ishte i prerë: ‘Për mua, e tërë opozita duhet të jetë në terren, anë e mbanë vendit. Terreni dhe vetëm terreni, mobilizimi popullor, është fuqia dhe mundësia e vetme që opozita në Shqipëri ka.’
Arnold Kariqi: Sigurisht lajmi i ditës së djeshmë dhe ditës së sotme është pezullimi nga detyra i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, por dhe njëherësh si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës. Ka shkuar edhe më tej GJKKO-ja duke i ndaluar dhe daljen jashtë vendit. zoti Vasili, së pari përpara se të shkojmë edhe në deklaratat e Ramës sot ku u duk sikur i doli, jo sikur, por i doli në mbrojtje. Pikë së pari zoti Vasili, si e shihni këtë vendim të GJKKO-së për Ballukun dhe cila është përgjigja juaj për skeptikët e drejtësisë që herë e quajnë të Ramës dhe herë e quajnë të pavarur?
Petrit Vasili: Unë nuk ndryshoj asnjë presje nga përcaktimi i drejtësisë me regji. Dhe këtu as mos prisni që unë të them të kundërtën.
Arnold Kariqi: Se po përdoret nga të majtët këto ditë, edhe nga analistët që thonë, ja drejtësia.
Petrit Vasili: Analistët me mirëkuptimin se ne po bëjmë bisedë serioze, njerëzit të cilët sipas lugës që u jep në mëngjes zyra e shtypit të Edi Ramës, vënë edhe dërdëllisin nëpër nëpër studio, nuk mund të jenë objekt i bisedës tonë, apo jo? Ne po flasim gjëra serioze. Pra them dhe njëherë tjetër, nuk ndryshoj asgjë nga ajo që kam thënë. Dhe nuk kam pse si ta ndryshoj sepse dy procese të turpshme ndaj presidentit të Partisë Ilir Meta, që fillon që nga rrëmbimi dhe qëndrimi i tij në mënyrën më të turpshme, më antiligjore dhe më mafioze në burg, njëkohësisht dhe procesi i hapur, që vazhdon të jetë i hapur, detyrim paraqitjes për zotin Berisha, qoftë edhe thirrja e tij gjoja për ngjarjet e 21 janarit, vazhdoi të më mbajnë të konsoliduar bindjen që është një drejtësi me regji. Në rastin konkret çfarë ka ndodhur? Po. Në rastin konkret ka ndodhur që kur zullumi bëhet shumë i madh, ekzistojnë edhe frikërat sepse mos na merr dhe ne me vete. Sepse po e keni parasysh që po të shikojmë dosjen e ndërtuar për zëvendëskryeministren dhe ta krahasojmë me atë me dosjen e një zëvendëskryeministri tjetër, po ky i urryer nga Edi Rama, ndërsa kjo tjetra e adhuruar apo jo? Për zotin Ahmetaj kam fjalën e tjerë.
Kemi një dosje goxha të rëndë për afera që janë dhjetra milionë euro e qindra me sa duken, me sa shohim në dosje që shtohen, ndërkohë që në krahun tjetër kishim disa akuza për lidhur me zotin Ahmetaj që ishin që s’kishin të bënin fare me thelbin dhe s’kanë asnjë krahasim. Dhe çfarë kemi parë? Çfarë kemi parë? Prandaj këtu është, këto dy shëmbujt janë, prandaj janë të forta, nuk merrem me skeptikët, e çorbës së prishur. Po flasim me gjëra shumë serioze.
Në të parin, për zotin Ahmetaj, Edi Rama tha, shyqyr që është SPAK-u, se po të ishte në dorën time tha, do t’ia bëja dhe më keq. Ju e mbani mend, do t’i nxirrja themelin, sikur s’e ka bërë. Në të dytin, thotë, unë investoj gjithë qeverinë, për ta mbrojtur. Dhe njëherësh, sot është një moment shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare, sepse përfundimisht Edi Rama ka pranuar varrosjen e reformës në drejtësi në sy të përfaqësuesve të Bashkimit Europian, të kësaj Marta Kos-it që ishte aty. Sepse në momentin që që tha publikisht që do investojë qeverinë kundra këtij SPAK-ut të tij që e ka dashur, të cilit nuk mbarojnë tonelatat e lëvdatave për të, do të thotë që përfundimisht dhe formalisht, kishte mbaruar me kohë kjo histori e reformës së drejtësisë.
Sot përfundimisht u varros në sy të Bashkimit Europian, të atij Bashkimi Europian që ka shpenzuar gjithë ato para, por të cilat të gjitha janë shpërdoruar dhe kanë prodhuar këtë drejtësi që pamë. E vërteta, është kjo, që materialet e bëra publike, se sigurisht tashmë kjo u bë një zakon që materialet dalin dhe bëhen publike, rrëfejnë që këtu kemi të bëjmë qartas me Edi Ramën në violinë të parë dhe Balluku e të tjerë si ekzekutues të urdhërave, të vullneteve, të dëshirave, të detyrimeve dhe të borxheve që duhet të lajë Edi Rama me paratë publike të shqiptarëve. Dhe investimi sot nuk ka qenë investim për të mbrojtur Ballukun. Ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë.
Arnold Kariqi: Çfarë ka qenë?
Petrit Vasili: Investimi i Edi Ramës, pra që investon qeverinë në këtë drejtim, është vetëm për të mbrojtur Edi Ramën. Sepse është shumë e qartë që mbi Edi Ramën rëndojnë afera tashmë të konfirmuara. Mjafton Olta dhe Llogarafera me McGonigalin, afera me Eco Parkun, me inçeneratorët, që ulërasin e bërtasin e kërcënimet personale për të larguar, që kanë larguar njerëz nga Shqipëria për të mbyllur gojën përpara krimeve dhe denoncimit të krimeve, dalin e teprojnë. Dhe Edi Rama ka sot tmerrin e madh që mos vijnë të trokasin në derën e tij dhe i thonë që s’je kryeministër sepse je një hajdut, një njeri që mbështet mafiozët edhe kriminelët, pavarësisht tek afera e Çinaloas e të tjera që nuk, ne sigurisht do harrojmë diçka se aferat e Edi Ramës janë krejt të mëdha. Kështu që sot gjithë kjo që pamë, nga kjo histori e Ballukut, kuptuam.
E para, kemi kryeministër mizerabël, shumë të dobët dhe mbi të gjitha, këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët, të shantazhueshëm. Pra është nën shantazh, për të mbrojtur veten, shkatërron qeverinë, shkatërron autoritetin shtetëror e të tjera. Sepse është e qartë. Ky është, nuk është standart dhe për çështje të diskutueshme, ku shumë elementë kompromentojnë figurën e një personaliteti publik apo një ministri, tërheqja ndodh në mënyrë të menjëhershme. Jo më të pandehur e në rastin konkret edhe të pezulluar nga funksionet nga gjykata.
Arnold Kariqi: Pra ju thoni se zoti Rama po shantazhohet nga Balluku, zoti Vasili?
Petrit Vasili: Më falni. Të bëj një pyetje shumë të thjeshtë. Po. Ne e kemi historinë e pluralizmit shqiptar. Nuk kemi nevojë të shkojmë te historia e pluralizmit të tjerë. Sa ministra janë shkarkuar, janë shkarkuar nga kryeministrat, a ka pasur dhe që kanë dhënë dorëheqje? Pa diskutim. Shumë. Për këtë gjë. Në Republikën e Shqipërisë, në këtë republikën tonë, me këtë primitivizëm pluralist që kemi ne e të tjera e të tjera, mirë apo keq, një lloj standarti i tillë ishte vendosur. Ne kujtojmë në historinë tonë, Presidenti Ilir Meta për gjënë më të vogël që patë, që ndeshi dhe ta akuzonin, dha dorëheqjen megjithëse nuk kishte asnjë shkak të jepte dorëheqjen, zero shkaqe kishte. Nuk pranoi as gjykim, as të mbyllte çështjen në procedurë, e cila ishte plotësisht e ligjshme normale, i shkoi procesit deri në fund dhe konfirmoi që ishte krejtësisht korrekt, i pastër dhe pa asnjë problem. Po kështu, po sërish presidenti Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen në momentin e një krize politike brenda partisë së vet. Prapë s’kishte pse ta jepte dorëheqjen e kryeministrit atëherë. Po marrim dy raste. Kemi parë dorëheqje të Fatos Nanos. Kemi parë dorëheqje kur mbasi humbi zgjedhjet Sali Berisha, apo në vitin ’97 kur ishte president e të tjera e të tjera. Pra, të tërë ata që përbëjnë liderat me peshë në Shqipërisë, institucionin e dorëheqjes e kanë ushtruar. Njëkohësisht dhe ministrat që kanë qenë në varësi të tyre, për probleme më të vogla që kompromentonin figurën e tyre publike, nuk bëj fjalë se aferat e këtyre, të gjithë ministrat, kryeministrat e Shqipërisë, të këta që përmenda, po edhe ca të tjerë që s’i përmenda, nuk u afrohen këtyre për aferat e tyre. Jo as larg e larg. Po them edhe për gjëra më të vogla, institucioni i i kryeministrit vepronte në mënyrë të rrufeshme.
Ka ndonjë gjë që të mos e kuptojnë gjithë shqiptarët që çdo kryeministër nuk do të donte ta kishte një peshë të tillë kur zv/kryeministrja merret e pandehur, i pezullohen funksionet. Sigurisht gjëja e parë do të thoshte çliroj po, do të çlironte qeverinë nga kjo peshë e madhe, e kësaj përgjegjësie të rëndë publike, e këtij kompromentimi publik dhe gjëja e parë do të bënte shkarkimin pa pasur nevojë fare për këtë gjë. Bile do të ishte një gjëja më e natyrshme në botë. Po ky çfarë bën? Dhe njëherazi flet, e keni dëgjuar, për integritetin e madh të pushtetit ekzekutiv. Pushteti ekzekutiv është një pushtet që ekzekuton, që zbaton punën dhe është nën kontroll të dyfishtë. për të mos u kthyer në një pushtet mafioz, që përvetëson buxhetet dhe dhe zhvat miliarda dhe ndaj ka kontrollin parlamentar, të cilit ky është i qetë sepse kontrollin parlamentar e manipulon se ka maxhorancën atje. Ka dhe kontrollin nga institucionet e larta gjyqësore për çështjet që shkojnë tek ata. Njëherësh ka dhe kontrollin e lartë të shtetit.
Ky është përpjekur, parlamentin e ka shtypur, kontrollin e lartë të shtetit ta bëjë sa më injorant mos ta marrë në konsideratë. Ka vendosur standartin më mafioz që mund të ekzistojë, në moszbatimin e vendimeve. Nuk zbaton as vendime të Gjykatës Kushtetuese, apo vendime të tjera që kanë ardhur plot e të tjera e të tjera, duke vendosur paligjshmërisht idenë që ky pushtet i tija është pushtet absolut i pavarur dhe në qoftë se përfaqësuesit e këtij pushteti janë të ngarkuar me ngjarje shumë të rënda, kompromentuese, korruptive e të tjera, këta nuk duhet të preken dhe flet për tabunë, për tabunë e të qenit në detyrë dhe respektimin e statuseve përkatëse. Po pyetja është kjo, ky që u shqetësua kaq shumë nga këto gjëra dhe thotë që ky SPAK-u që nga fëminor, që nga i paditur e të tjera e të tjera, të gjitha gjërat le të thotë të parën që është me regji dhe është me regjinë e tij, kjo do të ishte më e ndershme. Po ky që, ky Edi Rama që merakoste për standartet, po s’e pamë ne, ishte komentoi arrestimin, rrëmbimin, se arrestim s’meriton të quhet, rrëmbimin e neveritshëm që u bë të presidentit Ilir Meta, në një intervistë të tij ky thoshte, policia mund ta bëjë ku të dojë atë aksionin e saj të arrestimit, nuk mund të njoftojë se ku do ta bëjë e të tjera.
Justifikonte një ngjarje të neveritshme, e cila në katër anët e globit ka lënë një shenjë të pashlyshme. Ndërsa sot e shikoni që flet për standarte? Merak i paparë për standartet, juridike, të të paqëna, se nuk janë të qena sepse praktikisht kur një njeriu i provohet shpërdorimi i rëndë i postit zyrtar për përfitime të caktuara, çfarë ka këtu, ç’ka këtu për të referuar? Gjëja e parë një njeri, njeriu që është i pastër, kryeministri i pastër është i pari që merr distancë në mënyrë të paparë. Tutje thotë s’ka punë me mua. Dhe kështu kanë qenë gjithë kryeministrat përpara këtij. Kështu që në të tërësinë e vet, jo, ne sot lexojmë panikun e Edi Ramës, pasigurinë, dobësinë e madhe të Edi Ramës dhe gërryerjen, gërryerjen që i ka bërë korruptiv, korrupsioni qeverisjes së tij.
Arnold Kariqi: Po. Mos shkarkimi i Ballukut vërteton se ato dardhat zonja Balluku nuk i ka ngrënë vetëm?
Petrit Vasili: Oh. Po më falni tash. Zoti Rama kështu ka thënë, i kanë ngrënë pas shpinës sime. Jo, jo, më fal, ju lutem, kush është naiv, ai naiv në botë. Ky që heq e vë kryeministra, ky që ndryshon kushtetuta brenda natës, ky që ka 83, hajde, nuk po i themi çfarë njerëz të shplarë pa personalitet që votojnë çfarë të duan e vetë, i merrkan, bëhej korrupsioni, marrin miliarda këta zëvendëskryeministrat dhe ministrat dhe i pafajshmi Edi Rama nuk di gjë. Po ju lutem pra. Po të ishte i tillë dhe të kishte këtë standart ndershmërie, do të kishte marrë distancë në mënyrë të paparë. Ju e shikoni pra, u bë bllok. Unë tha, nuk, nuk foli për fakt. Po tha, më është cënuar pavarësia tha. Njeriu tha nuk mund të merret tha në, në detyrë. Si? Po në qoftë se provohet që kjo grabitje është kaq e madhe, çfarë bëhet? Ju thonë vazhdo rri në detyrë? Vazhdo firmos? Që një që është mësuar të vjedhë, do vazhdojë të firmosë për vjedhje të tjera. Si veprohet? Nuk u tha shqiptarëve që gjërat çfarë kanë ndodhur. Nuk u tha shqiptarëve që shpërdorimi ç’ka ndodhur, po shpërdorimi ka ndodhur, po nuk ka problem ne të vazhdojmë. Po si ka mundësi? Gjëja e parë që është kërkuar, këta kishin shqetësimin se mos u prishte provat Sali Berisha dhe Ilir Meta që ishin 12 vjet e 15 vjet që kishin dalë nga zyrat dhe duhet t’i izolojmë sepse na prishin provat. Po si këta hyjnë dalin në zyrën më të lartë të shtetit, këta nuk prishin prova? Po ju lutem pra, bëjmë serioz se është ndonjë gjë.
Arnold Kariqi: Ishte e vonuar kjo sepse, zoti Vasili, për atë pjesën që thotë, ja e goditi drejtësia Ballukun, pra ishte e vonuar sepse ju e përmendët shumë mirë faktin që zoti Meta nuk kishte asnjë funksion shtetëror, zoti Berisha jo e jo, njëri në burg, tjetri në shtëpi, arrest shtëpie se prishnin provat, ndërkohë që zonja Balluku e di këtë, këtë hetimin e saj, ka kohë që qëndron në detyrë.
Petrit Vasili: Jo po bëj pyetje, ju e dini që edhe hetimi në rastin konkret ndodhi një javë përpara se të skadonin afatet? Po. U mbajt vite të tëra për të parë se si shkonin ekuilibrat, se si do vinin urdhërat politikë, kjo është një gjë historike. Sepse kur një aferë, kur një gjë është e qartë dhe faktet janë të qarta, nuk ke ç’pret më sepse lë hapësirë që shpërdorimi të vazhdojë. Megjithatë ka një gjë që besoj se një gjë që duhet të na shqetësojë të gjithëve përveç kësaj afere, besoj duhet të ndaleshim pak, ndoshta mund të jetë edhe në interesin tuaj. Po. Unë mendoj lidhur me deklarimet që kemi dëgjuar sot të një përfaqësuese të Bashkimit Europian për zgjedhjet në Shqipëri.
Arnold Kariqi: Po ndalemi në fakt dhe aty, te komisionerja e zgjerimit.
Petrit Vasili: Desoj që sot kjo komisionere ka shënuar një nga rekordet më negative, më të errëta të një përfaqësuesi të lartë të Bashkimit Europian në Tiranë. Ju dëgjuat që ajo tha, i gëzohem plot, zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Sot pra, guximi i kompromentimit, sepse vetëm një një person i kompromentuar mund të arrijë në këtë pikë, arriti të dalë, pra kjo Marta Kos, doli mbi progres raportin për Shqipërinë që konfirmonte shqetësime të mëdha për avantazhet, gjërat e pabarabarta dhe privilegjet e mëdha të marra për shpërdorimin e pushtetit. I doli kundër të gjithë punës, rezolutës së OSBE-ODIHR-it, e cila radhiste gjëra të tmerrshme dhe që realisht nuk certifikonte zgjedhje, duke përfshirë dhe grupet kriminale, duke përfshirë miliardat që u përdorën e të tjera. Së treti, dilte kundër misionit vëzhgues të Parlamentit Europian, parlament i cili ka pjellë qeverinë e BE-së ku bënte pjesë dhe kjo zonjë, i cili, ju mbani mend raportin e zotit Gehler dhe qëndrimet e zotit Mekalister, kryetarit të komisionit të jashtëm, që konfirmonin pikë për pikë raportin e OSBE-ODIHR-it. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Këshilli i Europës. Pra ka adaptuar të njëjtin qëndrim të OSBE-ODIHR-it. Pra, një një zonjë që merr guximin të kundërvihet të gjithë, nuk ka nevojë t’i japë të drejtë opozitës shqiptare.
Por atyre konstatimeve që vetë ata kanë bërë, OSBE-ODIHR-i e Parlamentit Europian, mendoni se në çfarë shkalle ka arritur ajo që unë e kam quajtur në gjuhën e mirë, gjuhën e paqtë quhet diplomacia e Havjarit, po në gjuhën e popullit shqiptar është ajo gjuha e thasëve të mbushur plot që kompromenton deklaratat. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë mbas zgjedhjeve, edhe kur zgjedhjet kanë qenë shumë më të mira se këto, nuk kemi dëgjuar ekzaltimet të tilla që ishin të lira, të ndershme e të tjera e të tjera. Gjithmonë kanë qenë shumë të kujdesshëm sepse gjithmonë zgjedhjet shqiptare janë shoqëruar me probleme. Por këto që ishin zgjedhjet më të turpshme, që më në fund edhe institucionet europiane iu vunë emrin që të tillë. Ju e dini që Gehler tha një nga deklaratat më bombë që ekziston në politikën europiane, që krimi nuk lejon rotacionin e qeverisë, sepse krimi ishte bërë njësh me pushtetin. Dhe nisur nga kjo, unë nga Syri Televizion, do t’i bëja një thirrje të gjithë segmenteve të opozitës. Partisë së Lirisë, Partisë Demokratike, po për çdo lloj partie apo individi që e quan veten opozitar. Me çdo lloj kontakti që të ketë, t’i drejtohen të gjitha përfaqësimeve europiane, t’u drejtohen të 28 vendeve që janë anëtarë të Bashkimit Europian, t’i drejtohen Departamentit të Shtetit, t’i drejtohen Këshillit të Europës, t’i drejtohen OSBE-ODIHR-it, se e nisur e tyre në Vjenë, t’i drejtohen çdo miku, çdo diplomati, çdo njeriu që do demokracinë dhe ligjin dhe t’ia çojnë këto shtatë sekonda deklaratë ku zgjedhjet më të turpshme të historisë së Europës, të 11 majit, një komisionere guxon dhe i quan të lira dhe të ndershme….