Nesër Samiti i BE në Tiranë, kryeministri Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos

Nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian. 
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. 
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar me të. 
Agjenda 
Ora: 09:30 – 12:00 
Vendi: Pallati i Brigadave 
09:30  – Mirëseardhja/ Doorstep Statements 
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan 
Fjalët Hapëse 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama 
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS 

11:30  – Foto Familjare 
11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.