Vrasjet e 21 janarit ishin të planifikuara nga grupi strukturuar kriminal me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha. Kështu shprehet avokati Idajet Beqiri në një studio televizive, ndërsa komenton dëshminë e Sali Berishës për herë të parë në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit.
Vrasjet e 21 janarit ishin të planifikuara nga grupi strukturuar kriminal me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha. Kështu shprehet avokati Idajet Beqiri, ndërsa komenton dëshminë e Sali Berishës për herë të parë në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Beqiri, i cili është edhe mbrojtësi i familjarëve të Aleks Nikës, thotë për gazetarin Denis Minga, thotë se të gjitha vrasjet e 21 janarit ishin të komanduara dhe qëllimi ishte që të jepej mësimi se nuk duhej protestuar më. Ai e akuzon Berishën si organizator të grupit kriminal dhe thotë se do merret edhe në hetim për këtë çështje.
Avokati Beqiri, i cili ka qenë edhe pjesë e protestës, tregon edhe detaje se si ndodhi ngjarja. Ai thotë se gjithçka ishte një skenar dhe se fillimisht protestuesit janë provokuar me gaz lotsjellës.
“S’kemi të bëjmë me vrasje në bashkëpunim, kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, ky grup e ideoi që në fillim. Jo vetëm që kemi qenë dëshmitarë okular, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Fatos Klosi, kryetari i SHISH, ne pamë që atje kishte një skenar. Fillimisht do revoltonin protestuesit dhe revolta u krijua kur u hodh gazi lotsjellës. Asgjë nuk kishte ndodhur kur u hodh gaz lotsjellës. Paskal Milo ra në tokë, u verbua komplet. Ishte në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, kishin planifikuar që do bënin vrasje, Berisha ishte në krye të grupit kriminal. Nuk duheshin më protesta, gjëra të natyrës që të dilte jashtë sigurisë kombëtare, si në 97 që u mor shteti nga dora”, tha Beqiri.
Momenti i dytë i skenarit, sipas Beqirit ishte nxitja e protestuesve që të hipnin në kangjellat e kryeministrisë. Avokati kujton se si bashkë me Paskal Milon u kanë bërë thirrje protestuesve që të zbresin me kangjellat me thirrjet se kjo është një protestë paqësore. Sipas tij gjithçka ishte e ideuar, deri tek makina që u përdor qëllimisht që të përplasej me derën e godinës së qeverisë. Por, në këtë moment, Beqiri thotë se protesta kishte mbaruar dhe asnjë protestues nuk u fut në ambientet e kryeministrisë.
Avokati kujton se ishte ulur në kafe, protesta kishte mbaruar, kur një prej protestuesve vjen ti thotë që po vriten njerëz. Dy ishin viktimat e para,Ziver Veizi dhe Aleks Myrtaj, për të cilët thekson se ishin shumë larg godinës së kryeministrisë. Të vrarë nga plumbat që u derdhën nga Garda më 2011-ën kur ishte kryeministër Berisha, mbetën edhe Aleks Nika dhe Hekuran Deda.
“Ishin planifikuar për tu vrarë s’ka rëndësi kush dha urdhrin. Në grup ka role, roli i atij që e ideoi dhe ca veprime do bëheshin. Momenti i dytë ishte ku u nxitën protestuesit të hidheshin nga kangjellat, atje do bëhej qameti, i nxiti ky grup i strukturuar kriminal, donin me çdo kush të hidheshin nga kangjellat. Pasi vajtën tek kangjellat ne grupi që ishim të përgjegjshëm, kemi marrë Paskal Milon dhe kemi ngritur një podium dhe u kemi bërë thirrje të largohen nga kangjellat. Kur u tërhoqën, u vu në shërbim ajo e famshmja makine. Ai shoferi, e kishin dehur, dhe kur ne protestonim dhe ramë në tokë nga gazi lotsjellës, ai na shtypte që të shpërndante njerëzit. Ne ulërinim dhe i thonim të largohesh, atë makinë pastaj e morën dhe e përplasën tek dera me qëllim që njerëzit të futeshin brenda. Protesta kishte mbaruar, kur u futa në lokal, atje me vjen një inxhinier po vrasin njerëz. Në atë moment ishte vrarë Veizi dhe Myrtaj. Veizi ishte shumë larg, nuk u fut njeri brenda. Të tëra vrasjet ishin të komanduara, do vriteshin që tu jepej mësim të mos bënim më protesta”, theksoi Beqiri.
21 Janari/ Beqiri: Vrasjet të planifikuara, Berisha në krye të grupit kriminal
