‘Shëndetësia zë vetëm 2.9% të PBB-së’/ Spahia: Koncesionet në këtë sektor…

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë Bardh Spahia në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se buxheti i vitit 2026 është i padrehrë dhe rrit vetëm shpenzimet operative të qeverisë përmes PPP-ve.
Spahia tha se koncesionet në shëndetësi për vitin 2026 janë mbi 40 milionë euro, të barabarta me shpenzimet kapitale për spitalet në të gjithë vendin dhe shëndetësia zë vetëm 2.9% të PBB-së.
“Ky buxhet është thellësisht i padrejtë pasi rrit shpenzimet operative të qeverisë me PPP
Buxheti për shëndetësinë është 2.9% e PBB-së, ka rënie krahasuar me vitin 2025. Në vendet e rajonit shëndetësia financohet më shumë deri në 10% të PBB-së.
Kjo është tërheqje nga përgjegjësia. Pesha e përgjithshme ka rënë me 9.3%, kjo do të thotë më pak fonde për spitalet rajonale, për barna, kjo do të thotë mungesë trajtimesh.
Nuk do të ndryshojë asgjë në “Onkologjik”, ka nevojë urgjente për kushte higjeno-sanitare, ka nevojë për barna për PetScann, për brakoterapi, për shtretër.
Pagesat e shqiptarëve janë 60% direkt nga xhepi. 5 milionë euro janë ulur financimet për pacientët spitalorë.
PPP-të në shëndetësi janë mbi 40 milionë euro, të barabarta me shpenzimet kapitale për spitalet në të gjithë vendin.
Pagesa mujore është 100 euro për ata me ndihmë ekonomike, kjo nuk mbulon as nevojat.
Bonusi i pensionistëve rritet vetëm me 3%, nuk është përcaktuar minimumi jetik.
Fondet për mirëqenien sociale rriten me 1.2% ose 2.5 milionë euro.
Investimet për vitin 2026 në 4 qarqet e veriut janë vetëm 95 milionë euro, 5.7% të buxhetit”, deklaroi Spahia.