Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi në fjalën e tij në Kuvend i është drejtuar me tone të ashpra opozitës.
Ai u shpreh se PD nuk është as parti ideologjike dhe as elektorale. Klosi përmendi rastine Vlorës ku për zgjedhjet vndore, PD mbështeti një kandidat që nuk kishte arsimin e lartë dhe që kishte kryer vetëm kurse online.
“Janë dy lloje partish, ose parti elektorale ose ideologjike. Sot sërish, si dhe në diskutimet e fundit për projektbuxhetin po ndiqni të njëjtën vijë, nuk u paraqitetët si parti ideologjike dhe as elektorale. Humbët çdo gjë, edhe ju PD që vini këtu se çfarë duhet të bëjë më mirë PS, dini se sa aeroporti i Vlorës do të ndryshojë faqen e Shqipërisë. Ju i paraqitni një kandidat për Vlorën që thotë ‘skam shkollë të lartë, por kam bërë kurse online, kjo është partia juaj.
Njerëzit na vlerësojnë, gjykojnë, ideologjia sot është puna. Çfarë është bërë në Dibër që mora vota, është bërë Rruga e Arbrit. Ju jeni parti, as ideologjike dhe as elektorale. Ju doni të bëheni prokurorë, bëhuni politikanë. Ky është buxheti i ndarë në zëra dhe faktorë të ndryshëm se sa u shërbejmë atyre, ndaj fitojmë kaq thellë. Qytetarët janë të ndeshëm ndaj ideologjisë sonë që është puna“, u shpreh Klosi
Klosi tall opozitën/ Paraqitët në Vlorë një kandidat pa shkollë
