Kamera në 20 qytete të vendit/ Koçiu: Rritje page për…

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi sot se buxheti i vitit 2026 do të shoqërohet përfitime për qytetarët dhe punonjësit në varësi të institucionit.
Në fjalën e saj në Kuvend, Koçiu tha se synohet vendosje e kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si edhe në pikat strategjike.
Ndërsa për efektivët, Koçiu tha se do të kenë rritje page në 100 mijë lekë ose 20%.
“Kemi buxhetin më të lartë historik për MPB-në, që na lejon të ngrejmë në një nivel të ri standardet për qytetarët. Do të mbështesim fuqimisht teknologjinë, digjitalizimin dhe automatizimin. Do çojmë përpara projektin transformues të vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si edhe në pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat. Përtej projekteve të veçanta, buxheti i vitit 2026 ka edhe shumë lajme të mira për qytetarët dhe efektivët e punonjësit në varësi. Do rritet numri i shërbimeve 24/7. Për punonjësit e policisë, gardës, zjarrëfikëses do ketë rritje page. Përfitojnë edhe ndryshim të vjetërsisë. Pjesë integrale e pagës jepet edhe bonus, jo më një kupon. Paga e policëve do të shkojë në 100 mijë lekë ose 20% më shumë”,-tha Koçiu.