Forumi për Zgjerimin, Rama: Shqipëria i sjell Europës shpirtin e dikurshëm! Marta Kos po shkruan historinë me ne dhe..

Kryeministri Edi Rama, mbajti sot një fjalim në Forumin për Zgjerimin në BE, i cili zhvillohet në Bruksel. 
Gjatë fjalës së tij Rama tha se me anëtarësimin në BE, Shqipëria do t’i sjellë Bashkimit Evropian burime, pozicion, energji, pasuri, asete për BE dhe në fund sipas tij “por jo më pak nga rëndësia buzëqeshje në fytyrën shumë shpesh të zymtë të BE.” 
“Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës dhe i shton kurorës së saj edhe një gur tjetër të çmuar. Kemi treguar rezultate me reformat, ne po investojmë te e ardhmja jonë. Nuk nuk po  kërkojmë asgjë tjetër përveç se mundësisë që t’i shërbejmë Eurpës ashtu siç Europa i shërben paqes”, tha kreu i qeverisë. 
Edi Rama: Ribashkimi sjell prosperitet, por zgjerimi nuk është vetëm politik është edhe ekonomik. Shqipëria dhe Mali Zi nuk janë barrë aspak, përkundrazi ne sjellim burime pozicion, energji, pasuri, asete për BE dhe në fund por jo më pak nga rëndësia sjellim buzëqeshjeje në fytyrën shumë shpesh të zymtë të BE. Imagjino një BE që buzëqesh çdo mëngjes. Zgjerimi funksionon, sa herë BE ka ftuar anëtarë të rinj përfitimet ia kanë kaluar frikës. Demokracia është në tërheqje, demagogjia po ecën përpara, të drejtat e njërit janë nën sulmet, jo vetëm që Europa është më e cenueshme, por duket më e mirë si një pre e preferuar për agresorët. Europa e bashkuar është Europa e që formëvëson fatin e saj. 
Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do jetë për BE. Na duhet përgjigja për të gjithë ata që thonë nuk funksionon për 27 e si do funksionoje me 29, 31, a 35. Por ne mund ta bëjmë të funksionojë nëse vëmë të parën BE, pa veto, ka komisionerë dhe nëse lëmë egon mënjanë. 
Të mendosh se gjërat do t’i kthehen realiteti të vjetër është një iluzion i rrezikshëm. Ribashkimi nuk është favor që anëtarët e vjetër i bëjnë të rinjve, është një barrë e përbashkët. Ndonjëherë duhet t’i përgjigjem ndonjë pyetje jo fortë të lehtë, pse BE ka interes që ta ketë Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët? 
Rama: Marta Kos po shkruan historinë me ne, dhe historia duhet të shkruajë për të 
Kryeministri Edi Rama veçoi kontributin e Komsioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit që Shqipëria po ndjek.  
“Unë besoj që ndërsa Marta po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohemi që edhe historia do të shkruajë për të me faqet e saj. Ajo duhet të botojë një libër me titull Antologjia e një zgjerimi të bërë nga unë, dhe i jap fjalën Martës me të gjithë lagjen ballkanike që ndodhet këtu që do të përbahem me fisnikëri nga pretendimet e të drejtës së autorit për kapitullin e Shqipërisë”,- tha Rama gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian që u zhvillua në Bruksel.