Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në pranverën e vitit 2028, pasi vendi ynë është zyrtarisht kandidat për të pritur Asamblenë e Përgjithshme të Federatës së Veterinerëve të Europës (FVE) – ngjarjen më të madhe të profesionit veterinar në kontinent.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Me mbështetjen e plotë të Presidentit të FVE, z. Siegfried Moder, është depozituar kërkesa zyrtare pranë Bordit të Federatës që Asambleja e vitit 2028 dhe të gjitha seksionet e saj të zhvillohen për herë të parë në Shqipëri. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ky forum ndërkombëtar bashkon:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
🔹 Veterinerët e Europës – 43 vende anëtare + 1 vëzhguesReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
🔹 Seksionet kryesore të FVE: UEVP, UEVH, EASVO, EVERI
🔹 Shoqatat Veterinare të SHBA-së, Kanadasë dhe partnerëve globalë
🔹 Organizatën Botërore të Veterinerëve (WVA)
Zhvillimi i këtij super-eventi në Shqipëri përbën një arritje historike, duke vendosur vendin tonë si një pikë referimi në hartën ndërkombëtare të shkencës veterinare, sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik.
2028 – Viti i Artë i Veterinarisë Shqiptare
Ngjarja përkon me 100-vjetorin e themelimit të Mjekësisë Veterinare në Shqipëri, duke shënuar një shekull kontributi në shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e komunitetit.
Kjo Asamble e FVE pritet të sjellë në Shqipëri qindra profesionistë, akademikë, ekspertë globalë dhe drejtues institucionesh, duke përforcuar pozitën e vendit në bashkëpunimet ndërkombëtare dhe duke hapur një epokë të re për zhvillimin e sektorit veterinar shqiptar.
