Miratohen te “Ligjet” 26 emrat për Avokatin e Popullit, tani vendimi u përket deputetëve/ Ja si do të veprohet

Emrat e 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit janë miratuar sot, 17 nëntor, në Komisionin e Ligjeve. Tanimë, ata duhet të sigurojnë firmat e nevojshme të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. 
Këta emra, si më poshtë, u bënë publikë më 3 nëntor, ku më të spikaturit janë Adriana Kalaja, Endrit Shabani, kryetar i “Nisma Thurje”, si dhe avokati Saimir Vishaj. 
Lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit 

AdrianaKalaja 
AranitaBrahaj
AntonKosteri
AntonLleshaj
BesimNdregjoni
DardanMustafaj
EndriPapajorgji 
Endrit Shabani
FatjonaMale 
GentaTafa
GertiShella 
GëzimAllaraj
IsmailTafani 
JolaHysaj 
JulianaHoxha 
LauretaRoshi 
LulzimHamitaj 
MirelaBiba 
MyrtezaMyftari 
RobertGajda
SaimirVishaj
ShkëlqimSulo
SuelaKoçibellinj 
TartarBazaj
ValentinaTeodoresku 
SkënderHaluci

 Kujtojmë se kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar dy javë më parë se “nuk mund të mbahet më pezull zgjedhja e Avokatit të Popullit”. 
“Prej 3 vitesh nuk është zgjedhur pasardhësi i Avokatit të Popullit që pas mbarimit të mandatit, ndërkohë që ligji thotë 30 ditë pas mbarimit të mandatit, nuk është bërë kjo“, tha ai. 
“Qoftë në komision apo në një tryezë tjetër, të ulemi dhe ta zgjedhim”, ishte ftesa e tij drejtuar opozitës. 
Vlen të theksojmë se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend kërkon 84 vota, ndërsa Erinda Ballanca e ka ushtruar detyrën e saj përtej afateve kushtetuese. Asaj i ka mbaruar mandati që prej marsit të vitit 2022.