Të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2014 do të fshihen me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Projektligji për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore tashmë është gati dhe ka nisur të konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit.
“Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogaritë tatimore të tatimpaguesve apo të regjistruara në kontabilitetin e administratës tatimore, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj”, thuhet në projektligj.
Në nenin 5 të projektligjit që po diskutohet me grupet e interesit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, thuhet se tatimpaguesve që kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara deri në 31 dhjetor 2024, do tu falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat.
Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.
Nga ‘Paqja Fiskale’ nuk do të përfitojnë të gjithë. Në projektligj është parashikuar që të gjithë bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore ose doganore nuk do të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve.
“Paqja Fiskale”/ Falen gjobat dhe kamatvonesat, përjashtim bën…
