Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja dhe bashkëpandehurit Altin Hajri e Ahmet Masha, të akuzuar për disa vepra penale të rënda që lidhen me tregimin e sekretit shtetëror dhe korrupsionin zgjedhor.
Sipas vendimit, Jurgis Çyrbja u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror në disa episode, si dhe për përkrahje të autorit të krimit në katër raste dhe korrupsion në zgjedhje.
Në bashkim të dënimeve, gjykata i caktoi 3 vite burg, të cilat zbriten në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
Ndërkohë, Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, GJKKO vendosi 2 vite e 6 muaj burgim, të cilat u zbritën në 1 vit e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
