“Motra e Ballukut e paregjistruar në QKB”, Berisha: Si mund të deklarohet avokate para organeve të drejtësisë?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim që lidhet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë e pandehur nga SPAK.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi një mesazh nga një qytetar dixhital, i cili ngre dyshime mbi ligjshmërinë e përfaqësimit të Ballukut nga avokatja Pamela Qirko, e cila është motra e saj.
Sipas denoncimit, Pamela Qirko është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) vetëm një ditë më parë, si person fizik, pa asnjë aktivitet të deklaruar.
Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.
Pershendetje dr.
Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?
Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.
Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!