Më 30 dhe 31 tetor Teatri Shëtitës me dramën magjepsëse, “Rendi i ri”, në teatrin “Petro Marko” të Vlorës

Nga Julia Vrapi
Drama “Rendi i ri”, një histori plot kthesa që del nga klima e jetës së sotme në një vend në recension. Shfaqja e re e Teatrit Shëtitës, “Rendi i ri” nga autori spanjoll Sergi Pompermayer me regji nga Kiço Londo po vijon rrugëtimin e suksesshëm në skenat e teatrove në vend. Pas skenave të teatrit në qytetin e Gjirokastrës dhe Elbasanit, drama “Rendi i ri” mbrëmjet e fundit të muajit tetor do të jetë në skenën e teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Drama “Rendi i ri” vepër e shkruar në vitin 2014, ku ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër disa rrëmbyes e të rrëmbyera do të jetë në Vlorë në datat 30 dhe 31 tetor ora 18:00. Shfaqja e re këtë sezon artistik e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, “Rendi i ri” nga autori Sergi Pompermayer, është një histori plot kthesa që del nga klima e jetës së sotme në një vend në recension.
Një produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi” që udhëhiqet nga regjisori i njohur Kiço Londo, ku ekipi teatror ka në përbërjen e tij talente të reja të spikatura për brezin e tanishëm. Shfaqja po mirëpritet nga publiku, për mesazhet që ajo përcjell, konceptin regjisorial dhe interpretimin e aktorëve në role. Shfaqja e prezantuar më parë në teatrin e Gjirokastrës dhe tetarin e Elbasanit, ku do të jetë për dy mbrëmje me radhe edhe në teatrin e Vlorës ka një kast të mrekullueshëm aktorësh: Era Çaushi, Xhoana Karaj, Igli Fusha dhe Aleksandër Kondi. “Rendi i ri” ka një ndërveprim të mirëfilltë me pjesëmarrjen e audiencës. “E gjithë loja zhvillohet në skenë dhe në mendjet e spektatorëve. Secili përpiqet në heshtje të zgjidh enigmën. Dhe kjo është surpriza me e bukur që mund të ofroj teatri detektiv”, thuhet rreth shfaqjes, produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi”.Vepra është përkthyer nga Natasha Habilaj, kostumet Silvi Vrapi dhe as regjisor Fabjo Rapushaj. Drama “Rendi i ri” këtë sezon artistik vjen në vijim të produksioneve të tjera teatrore më parë të Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që kanë shënuar sukses në skenat tona.
 Drama në skenë
Ngjarja në dramë zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompleksitetin e pakënaqësisë, anarkinë, seksin. Konfuzion ekzistencial. Një grua dhe dy burra, pasi kishin humbur vendet e punës, paratë dhe shtëpinë, të dëshpëruar, rrëmbejnë ish-ministren e punës dhe drejtoreshën e bankës më të madhe të vendit, duke e shantazhuar që të ndërhyjë te bordi i drejtorëve të bankës dhe aksionarët e saj kryesorë për të ndaluar sekuestrimin e pronave dhe dëbimet dhe për t’ua kthyer paratë atyre që kanë nënshkruar kredi pa i ditur shkronjat “e bukura” të marrëveshjeve. Drama “Rendi i ri”, e shkruar në vitin 2014 po prezantohet për herë të parë në vendin tonë.