Të desha me hakikatTë çmova mikesh’ të shtrejtë. Mirëpo paskem qenë pa fat, e amanMa punove pa të drejtë…
Me gjithë zemër unë të deshaSi njeri me mirësi.Disa herë unë të buz’qesha amanMe mallin e djalit t’ri.
Një kujtim që ma ke dhanëPo e rujë me dashuni.Do ta kujtosh fukaranë, e amanMegjithë se m’ke marrë mëni.
Nuk e di se t’kam bezdisëUnë të kisha me kimet.Qofsh e lumtun ti moj mike, amanPër mu’ si të jetë kismet.
ObserverKult
Lexo edhe:
MANJOLA NALLBANI: NË ERRESIRË PA MBARIM… QAJMË TË DY (TEKSTI DHE KËNGA)

Leave a Reply