Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Van”, në kuadër të punës parandaluese dhe goditëse kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve të rënda kundër jetës dhe pronës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në përfundim të operacionit, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zbulua dhe u godit një bazë e fshehur me arsenal armësh të dyshuara të trafikuara. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Gjatë kontrollit u sekuestruan 23 armë zjarri, mes tyre 5 snajperë, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përgëzoi strukturat e DVP Tiranë për profesionalizmin dhe vendosmërinë në parandalimin e krimeve të mundshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
“Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit. Çdo armë e paligjshme është një rrezik real për jetën dhe rendin publik. Falënderoj të gjithë efektivët që kontribuan në këtë sukses. Policia nuk do të ndalet asnjë ditë në luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve,” – theksoi Proda.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin punën e Policisë, duke bashkëpunuar dhe denoncuar çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë publike, pasi çdo informacion ndihmon në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.
