“Vjedhjet e Ballukut janë me qindra milionë euro”, Gjoni paralajmëron: Laku po ngushtohet, pas saj i vjen radha..

Ligjvënësi demokrat, Gjin Gjoni shprehet se vjedhjet që ka bërë numri dy i qeverisë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkojnë në qindra milionë euro.
I ftuar në një emision televiziv, Gjoni tha se thirrja e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK) ka shënuar një zhvillim të ri në skenën politike dhe të drejtësisë.‘Fakti që asaj i është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, sinjalizon se ajo nuk po thirret thjesht si person në dijeni, por si një individ i implikuar, duke e vendosur hetimin në një fazë të re dhe më serioze’, theksoi Gjoni.
Sipas deputetit demokrat, kjo lëvizje e SPAK është pjesë e një strategjie më të gjerë, e përshkruar si teknika e “futjes së miut në çark avash-avash”. Kjo strategji, e vërejtur edhe në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, konsiston në fillimin e një hetimi me akuza më të lehta, për të ndërtuar gradualisht një dosje më të fortë, duke shtuar akuza të reja gjatë rrugës.
Paralelisht, beteja ligjore e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra, nxjerr në pah një qasje selektive ndaj ligjit. Diskutimi, u shpreh Gjoni, vë në dukje se si interpretimi “bardh e zi” i ligjit, që justifikon shkarkimin për mosparaqitje në punë, nuk u aplikua në të njëjtën mënyrë në rastin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo diferencë në qasje interpretohet si një tregues i “vullnetit të pushtetit” që ndikon në vendimmarrje. Analisti shprehet me tone tejet kritike ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “më jo profesionale dhe të varur politikisht”, duke argumentuar se ndërprerja e parakohshme e mandateve të anëtarëve të saj është bërë me urdhër politik.
Në qendër të vëmendjes mbetet dosja voluminoze e ministres Balluku. Ajo lidhet me disa prej projekteve më të mëdha dhe më të debatuara infrastrukturore, përfshirë rrugën Thumanë-Kashar, tunelin e Arbërit dhe atë të Llogarasë.
Përveç këtyre, përmenden koncesione të shumta dhe akuza të rënda nga opozita për “vjedhjen e energjisë”, e cilësuar si “vjedhja më galopante që ka ndodhur ndonjëherë”. Duke cituar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, theksohet se abuzimet financiare gjatë drejtimit të saj arrijnë në qindra milionë euro, në një ministri me një qarkullim prej rreth 12 miliardë eurosh.
Zhvillimet e fundit shihen si lëvizje që ngushtojnë lakun jo vetëm rreth ministres. Sipas deputetit të PD-së, rënia e mundshme e Belinda Ballukut e afron “kurthin” më pranë majës së pushtetit, duke lënë të kuptohet se shënjestra finale mund të jetë vetë Kryeministri Edi Rama.
Këtu duhet parë, e para që zonja Balluku po thirret thjesht në cilësinë e personit i cili ka rrethana, dijeni për rrethanat e hetimit. Fakti që kërkohet të shkohet me avokat, kërkohet që ajo është e implikuar në një moment të caktuar dhe tani avancimi i hetimeve ka shkuar në një fazë tjetër. Dhe për sa kohë kërkohet prania e avokatit, padyshim që do pyetet dhe çdo deklarim që do japë në këtë fazë e implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonjën Balluku. Por në rastin e zotit Veliaj, me të vërtetë u fillua në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe për shkak të rrjedhjes së informacionit. Por SPAK-u në vetvete, sipas edhe pikëpamjes time, ndërton një lloj strategjie që e fut në kuptimin e mirë atë miun nën qark avash-avash. Në ç’kuptim? Për shkak të afateve procedurale të cilët janë shumë të rëndësishme për arsye të të të hetimit. Dhe nis me një akuzë të lehtë në momentin e fillimit, shpresojmë që do jetë kështu ë, se gjithmonë besueshmëria te SPAK-u të paktën te Partia Demokratike është në nivelet më të ulëta të mundshme.
Ka pra, sepse çfarë psikologjie po ndiqet. Dhe në rastin konkret, sot zoti Veliaj ka dhe dy-tre akuza të tjera të cilat i janë shtuar gjatë rrugës. Nuk është vetëm problemi i pasurisë. Janë shtuar elementë të tjera të cilët kanë dalë. Nuk është thirrur akoma për çështjen e inceneratorëve, e cila është çështja më e rëndësishme dhe me të drejtë edhe Romiri e tha që ka një programim sikur është me dirigjim politik, deri në momentin aktual. Por, në pikëpamjen e ndryshimit midis Belindës dhe zotit Veliaj, në rastin konkret përpara Gjykatës Kushtetuese, duhet thënë që zoti Veliaj është thjesht në lidhje me momentin e procesit të rregullt ligjor. Dhe shkarkimi i tij, qoftë nga vendimi i Këshillit Bashkiak, por edhe vendimmarrja e cila ka ardhur si pasojë e Këshillit Bashkiak nga kryeministri, duhet patjetër që të shkojë në frymën e asaj që juve thatë, si në rastin e kryetarit të Bashkisë së Vau Dejës.
Më fal. Tani, problemi është i thjeshtë. Fakti që zoti Veliaj shkon në Gjykatën Kushtetuese nuk do të thotë që nuk është në masë sigurimi nga një gjykatë, se janë gjykata komplete të ndame. Aty bëhet procesi vetëm për efekt të procedimit ose për shkak të shkarkimit. Kurse pjesa tjetër është proces i cili është i ndarë nga Gjykata e Speciale dhe… Pra këto janë praktikisht dy ankimimet që ka bërë zoti Veliaj. Janë komplet të ndryshëm. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që shkarkimi është bërë në kundërshtim, sepse mosparaqitja e tij në punë nuk është për shkaqe të pajustifikuara, se masa e sigurimit është një masë e cila ai s’e ka kërkuar, s’e ka dëshiruar dhe është për shkak të kufizimeve që ka dhënë shteti për shkak të masës. Po pra, kjo, kjo është ta lexosh bardh e zi nenin, pra thotë s’ke shkuar në punë, shkarkohesh apo jo? Kjo është. Por bardh e zi nuk e lexuam për zotin Berisha për masën e sigurisë. Se mund ta lexonim bardh e zi atë.
Për zotin Berisha është flagrante tani. Po bardh e zi thoshte që nuk duhet, nuk duhet të merret masa e sigurimit. Absolutisht. Ndryshe. Që s’ka nevojë të jetë bardh e zi, të jetë në kontekst. E pra, po mirë pra, kjo është pra vullneti se ne shkojmë pak edhe më larg. Gjykata Kushtetuese, në qoftë se do pikëpamjen time, është gjykata më jo profesionale deri në momentin aktual, për një arsye dhe e varur politikisht. Sepse me mekanizmin e ndërprerjes së mandateve të zonjës Sonila Bejtja dhe me ndërprerjen e mandateve të vetë anëtarëve të cilët janë në detyrë, tregon që urdhri politik ka qenë që tre personave të cilët duhet t’ju mbarojë mandati brenda para zgjedhjeve të 2029-ës. Në mënyrë që Gjykata Kushtetuese mos ketë riparimin. Dhe edhe zotit Toska, edhe zonjës Papajorgji, nuk i kushton asnjë gjë një vit më përpara dhe një vit, sepse ne e kemi parë që zoti Toska sa mbaroi mandatin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shkoi automatikisht në në Gjykatën Kushtetuese. Se këta nuk janë vendimmarrje të organeve të pavarur të drejtësisë. Jo, këto gatuhen në paradhomat e kryeministrisë, në zyrat e Agaçit apo në zyrat e Partisë Socialiste. Dihet. Tani, në lidhje me këtë të zonjës Çapja. Sot unë, besoj mos jetë e vërtetë që një nga këto gazetarët tha që Rama ka telefonuar prokurorin me telefonin e Ulsi Manjës. Duhet ta akuzoj. Është diçka për shkak, sepse…rënia e Belinda Ballukut, përfundimisht çon, ngushtohet kurthi. Çarku po shkon, afrohet.
Kam përshtypjen, por ama në rastin e zonjës Balluku, me të drejtë edhe Romiri e përmendi, zonja Balluku ka rrugën në Kashar, Thumanë-Kashar. Ke tunelin e Arbërit, ke tunelin e Llogarasë, ke të gjithë Tigrin 1, Tigrin 3, ke koncesionet e pafundme që ka dhënë, domethënë në rastin konkret… Dhe ajo që me të drejtë… Vjedhja e energjisë, e përmendi dhe zoti Berisha. Vjedhja e energjisë është vjedhja më galopante që ka ndodhur ndonjëherë. Aty dhe me të drejtë zoti Arben Ahmetaj në intervistën që dha që vjedhjet dhe abuzimet që ka bërë kjo, i kalojnë qindra milionë euro në në rreth lëvrimit që ka pasur ministria në dorë. Në një periudhë kohore në drejtimin e kësaj janë diku te 12 miliardë euro.