Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të shoqërojë kryetarin e shkarkuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën e Kushtetuese.
Kjo gjykatë, më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Veliajt në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë.
Megjithatë Drejtoria e Burgjeve informon se në çdo rast do të duhej vullneti Veliajt për pjesëmarrjen apo jo në seancë .
Te premten, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kërkesën e Veliajt, i cili ka kundërshtuar shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës nga qeveria./vizionplus.tv
