Plug and Play hap thirrjen për kohortin e dytë në Tiranë; Nga ideja te investimi global

Nga Tirana në Silicon Valley, rruga që dikur dukej e gjatë e e paarritshme për startup-et shqiptare po bëhet çdo ditë më e shkurtër.Sot, dhjetë startup-et e përzgjedhura në fazën e parë ndodhen në Silicon Valley, ku po kalojnë gjashtë javë intensive mentorimi dhe trajnimi që do të kulmojnë me Silicon Valley Summit në nëntor. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ekosistemin shqiptar të inovacionit.Plug and Play Tech Center, një nga kompanitë më të mëdha të inovacionit në botë, ka hapur tashmë thirrjen për pjesëmarrje në kohortin e dytë të programit të saj në Tiranë.Pas suksesit të fazës së parë, ku një numër i përzgjedhur startup-esh u lidhën me investitorë ndërkombëtarë, morën mentorim nga ekspertë globalë dhe fituan eksperiencë që rrallë gjendet jashtë qendrave të mëdha të teknologjisë, programi rikthehet për të identifikuar idetë që mund të transformojnë tregun vendas dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi drejt Silicon Valley-t.Plug and Play Tirana është më shumë se një qendër akselerimi; është një portë e hapur drejt botës për sipërmarrësit shqiptarë. Në një kohë kur teknologjia po shndërrohet në mjetin më të fuqishëm të zhvillimit ekonomik, kjo nismë synon të krijojë një terren konkret për inovacion, bashkëpunim dhe investim.Të rinj që dikur eksperimentonin me ide në hapësira të vogla pune, sot kanë mundësi të testojnë produktet e tyre në tregje ndërkombëtare, të marrin këshilla nga mentorë me përvojë dhe të ndërtojnë partneritete që mund të ndryshojnë rrugën e tyre profesionale.Në këtë fazë të dytë, Plug and Play kërkon startup-e që jo vetëm kanë një produkt inovativ, por edhe një vizion të qartë për zhvillim.Programi ofron qasje në trajnime intensive, mentorim të personalizuar dhe mundësi për t’u ekspozuar përpara investitorëve që kërkojnë ide të reja nga tregje në zhvillim.Në fund të ciklit të akselerimit, pjesëmarrësit do të kenë rastin të prezantojnë projektet e tyre në një event ndërkombëtar – një skenë ku përfaqësues të institucioneve partnere dhe rrjetit global të Plug and Play bashkohen për të parë risitë që vijnë nga Tirana.Qendra e Plug and Play në kryeqytet është pjesë e një rrjeti që shtrihet në më shumë se 50 vende, dhe përfshirja e Shqipërisë në këtë hartë është një dëshmi e qartë e potencialit të tregut lokal për inovacion.Tirana po kthehet në një pikë magnetike për të rinjtë që mendojnë ndryshe, për startup-et që kërkojnë të dalin përtej kufijve dhe për investitorët që e shohin rajonin si terren të virgjër për ide të guximshme.Nëse programi i parë ngriti bazat, kohorti i dytë pritet të sjellë frytet e para konkrete të këtij ekosistemi që po piqet me ritme të shpejta.Plug and Play Tech Center, që ka nisur rrugëtimin e tij në zemër të Silicon Valley-t dhe ka mbështetur kompani që sot janë gjigantë globalë, synon ta transferojë këtë përvojë edhe në Shqipëri.Me mentorë, trajnues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, nga inteligjenca artificiale dhe interneti i gjërave, te energjia e pastër dhe fintech, programi i Tiranës përfaqëson një mundësi të rrallë për të kaluar nga ideja në realitet brenda një strukture profesionale që respekton standardet më të larta ndërkombëtare.Në fund të ditës, ky projekt nuk është thjesht një hap përpara për startup-et, por një sinjal për gjithë vendin: Shqipëria mund të jetë pjesë e rrjetit global të inovacionit.Në një treg të vogël, por me talente të mëdha, Plug and Play po dëshmon se suksesi nuk është më një histori që ndodh diku tjetër. Ai mund të fillojë nga Tirana dhe të udhëtojë, me ide e pasion, deri në Silicon Valley.Plug and Play Tirana mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IDEMIA SMART IDENTITY by IN Groupe, Piramidën, Bashkinë e Tiranës dhe Innovation Hub.Aplikimet janë tashmë të hapura në faqen zyrtare të Plug and Play Tech Center:https://www.plugandplaytechcenter.com/locations/tirana  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.