Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet në 5 bashkitë e vendit që do të mbahen më 9 nëntor. Në këto zgjedhje të pjesshme do të garojnë gjithsej 12 kandidatë. Në dy prej bashkive do të jenë nga tre kandidatë.
Në bashkinë Cërrik garojnë Florenc Doka i PS, Eligert Hima i “Shqipëria Bëhet” dhe Amarildo Hoxha, i pavarur, i mbështetur nga partitë opozitare.
Në bashkinë Mat garojnë Altin Bojni i PS, Suzana Pasha e pavarur dhe Eduart Brahilika i pavarur, i mbështetur nga opozita.
Në bashkinë Berat garojnë Ervin Ceca i PS dhe Pavlo Shkarpa i pavarur, i mbështetur nga opozita.
Në bashkinë Tepelenë janë në garë Gramos Sako i PS dhe Gabriel Guma i pavarur, i mbështetur nga PD.
Në bashkinë Vlorë do të kandidojnë Brunila Mersini e PS dhe Dionis Sota i pavarur, i mbështetur nga opozita.
Për Vlorën, KQZ ka refuzuar kandidaturën e Gjergj Nikës me argumentin se, edhe pse si këshilltar nuk kishte nevojë të mblidhte firma, ai duhej të paraqiste një komitet nismëtar për t’u regjistruar si i pavarur.
Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët dhe fletën e votimit! 12 kandidatë në garë për drejtimin e 5 bashkive
