Katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit janë liruar nga Gjykata e Durrësit.
Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, u lanë në masën “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Ndërkohë autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa 21 vjeç është ende në kërkim. Ai dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale“Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ndërkaq në kërkim është dhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili akuzohet se e ndihmoi të largohet nga vendi i ngjarjes.
Aranit Kurti dhe Flori Paluçi u vranë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pas një sherri banal në një nga lokalet e Manzës. Shkak për sherrin mes tyre dyshohet se bë një kafe, ndërsa hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë vijojnë.
Policia vijon punën për gjetjen e dy të kërkuarve./vizionplus.tv
