Ish ambasadori Agim Nesho e cilësoi raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit si më të rëndin dhe më kritikun që ka marrë ndonjëherë Shqipëria.
Sipas tij, megjithëse raportet ndërkombëtare zakonisht përdorin një gjuhë diplomatike, ky dokument evidenton qartë deformimin e procesit zgjedhor, rolin e krimit të organizuar dhe kapjen e institucioneve.
Agim Nesho: Raportet e organizatave ndërkombëtare, ne biem dakord që flitet me një gjuhë diplomatike, por evidentohen të gjitha. Ky raport vjen pas një sërë raportesh të tjera që kanë dalë për zgjedhjet në Shqipëri, ku kulminanti ishte deklarata e kryetarit të grupit parlamentar të PE, që tha: Në Shqipëri nuk u mundësua rotacioni për arsye të krimit të organizuar. Dhe nëse ne prisnim një raport tjetër dhe të shpejtë, e tha që, ishte një vonesë sepse po të ishte që do të publikoheshin të vërtetat në raportin e pranuar në heshtje, Shqipëria do të ishte kthyer më keq se Nepali, Sri Lamka ose Madagaskari. Do të ishte sepse, zgjedhjet është një kontratë që e bëjnë çdo qytetar dhe nuk janë partitë politike që mbrojnë vetëm zgjedhjet, por është e drejtë e çdo qytetari të mbrojtë të drejtën e tij që ka zgjedhur në mënyrë vullnetare. Nga gjithë pikëpamja, raporti është i zi. Nuk ka qenë ndonjëherë… Në qoftë se ne ose ndonjë që pretendon që ky raport (OSBE-ODIHR) të ishte me nota të tjera, unë jam protësisht dakord sepse atëherë do të rrëzohej edhe gjithë funksioni i organizatës së vetë. Në diplomaci, zakonisht kur vlerësohen gjërat nga raportet, krijohen tre këndet e katërkëndëshit dhe i thonë popullit: Je dakord ti që ne po të themi që është partia shtet? A bëhen zgjedhjet me parti shtet? A je dakord ti që një pjesë të Shqipërisë, krimi i organizuar ka tentuar dhe ka vepruar për të bërë deformim të rezultateve? A je dakord ti që media në përgjithësi është e kapur… Këto janë ulëritëse!
‘Raporti i OSBE, më i zymti ndonjëherë për Shqipërinë’/ Nesho: Zgjedhjet u deformuan nga krimi i organizuar
