Aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u rrit me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023 gjatë muajit tetor, i nxitur nga një rritje e fortë e shërbimeve në Gjermani, ndërsa Franca mbeti pas me një tkurrje të thelluar.Një rreze optimizmi ndriçoi ekonominë e Eurozonës, pasi të dhënat e reja mbi aktivitetin e bizneseve treguan ritmin më të shpejtë të rritjes në sektorin privat që nga mesi i vitit 2023.Indeksi i përbërë i menaxherëve të blerjeve (Composite PMI) për Eurozonën u rrit në 52.2 në tetor, nga 51.2 në shtator, sipas vlerësimeve paraprake, duke shënuar muajin e nëntë radhazi të zgjerimit dhe duke barazuar nivelin më të lartë që nga maji 2023.Rezultati sfidoi pritshmëritë e tregut për një ngadalësim në 51, duke dhënë shenja se rimëkëmbja ekonomike e bllokut mund të jetë duke fituar terren sërish.Rritja ishte e gjerë, me kontribute si nga sektori i shërbimeve, ashtu edhe nga ai i prodhimit, megjithëse shërbimet mbetën nxitësi kryesor i përmirësimit, duke arritur nivelin më të lartë të aktivitetit që nga gushti 2024.Indeksi i shërbimeve (Services PMI) u rrit në 52.6 në tetor, nga 51.3, duke tejkaluar parashikimet për 51.1. Edhe prodhimi industrial shënoi përmirësim, me PMI që arriti në pragun neutral 50, për herë të parë në territor zgjerimi që nga mesi i vitit 2022.Punësimi u rikthye në territor pozitiv, i mbështetur nga stabilizimi i porosive të prapambetura, megjithëse dinamika e inflacionit paraqiti një tablo të përzier.Ndërsa presionet nga kostot e inputeve u zbutën, bizneset rritën çmimet e produkteve përfundimtare me ritmin më të lartë në shtatë muaj, duke sugjeruar një rritje të moderuar të inflacionit për konsumatorët. Ekonomistët e panë këtë si një mbështetje për vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të mbajtur normat e interesit të pandryshuara.Rrugë të ndryshme për Gjermaninë dhe FrancënDy ekonomitë më të mëdha të bllokut, Gjermania dhe Franca, vazhduan të ndjekin trajektore të kundërta.Rimëkëmbja e Gjermanisë fitoi terren në tetor, me prodhimin e sektorit privat që u zgjerua me ritmin më të shpejtë në pothuajse dy vjet e gjysmë. Indeksi i përbërë PMI u ngjit në 53.8, nga 52.0 në shtator, i nxitur nga rritja e fortë e shërbimeve dhe stabilizimi i sektorit të prodhimit.Porositë e reja u rritën dhe të prapambetura u rritën për herë të parë që nga mesi i vitit 2022, ndërsa presionet inflacioniste u përforcuan mes rritjes së çmimeve të inputeve dhe outputeve.“Ky është një fillim jashtëzakonisht i mirë për tremujorin e fundit,” tha Dr. Cyrus de la Rubia, kryeekonomist në Hamburg Commercial Bank.“Aktiviteti në sektorin e shërbimeve është rritur ndjeshëm, dhe prodhimi në industri është zgjeruar për të tetin muaj radhazi.”Megjithatë, ai theksoi se problemet në industrinë prodhuese gjermane mbeten të pranishme, veçanërisht ato që lidhen me zinxhirët e furnizimit me gjysmëpërçues, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në sektorë kyç si automotivët dhe inxhinierinë mekanike.Në kontrast të fortë, tkurrja e sektorit privat francez u thellua më tej.Rënia ekonomike u përkeqësua në tetor, pasi PMI i përbërë i Francës ra në 46.8, nga 48.1 në shtator, duke arritur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke shënuar muajin e 14-të radhazi të tkurrjes.Sektori i shërbimeve u dobësua më tej në 47.1, ndërsa prodhimi industrial mbeti nën pragun e zgjerimit, në 48.3.“Franca po bëhet gjithnjë e më shumë një pengesë për ekonominë e Eurozonës,” tha de la Rubia. Ai theksoi pasigurinë e vazhdueshme politike që rrethon buxhetin 2026 dhe qeverinë e kryeministrit Sébastien Lecornu, duke shtuar se kjo paqëndrueshmëri “po kontribuon ndjeshëm në dobësinë e situatës ekonomike”.Tregjet presin raportin e inflacionit në SHBAPavarësisht shifrave më të forta se pritej për PMI-në, reagimi i tregjeve europiane mbeti i përmbajtur, pasi investitorët prisnin të dhënat kryesore të inflacionit në SHBA gjatë ditës.Indeksi Euro STOXX 50 qëndroi i pandryshuar, pranë niveleve rekord të arritura më herët gjatë javës. DAX gjerman shfaqi pak lëvizje në mesditë, ndërsa CAC 40 francez ra me 0.39%, i ndikuar nga shqetësimet për perspektivën e brendshme ekonomike.Ndër lëvizjet e kompanive, gjiganti italian i energjisë ENI u rrit me 2.44% pas rezultateve më të forta se pritej dhe nga rritja e çmimeve të naftës, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanive ruse Rosneft dhe Lukoil.Kompania farmaceutike franceze Sanofi u ngjit me 0.79% pasi raportoi fitime më të larta për tremujorin e tretë dhe rikonfirmoi parashikimin vjetor.Prodhuesi suedez i mbrojtjes Saab dhe furnizuesi francez i industrisë automobilistike Valeo gjithashtu shënuan rritje përkatësisht 6.08% dhe 8.40%, pas rezultateve pozitive të fitimeve.Në tregun valutor, euroja mbeti e qëndrueshme në 1.16 ndaj dollarit amerikan. Në tregun e obligacioneve, yield-i i Bund-eve gjermane u rrit me dy pikë bazë në 2.61%. Ndërkohë, diferenca e kthimit mes obligacioneve franceze dhe atyre gjermane mbeti e qëndrueshme në 80 pikë bazë. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Sektori privat i Eurozonës shënon rritjen më të fortë në mbi dy vjet
