Dy aksidente rrugore kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 22 tetor, në veri të vendit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur nëntë persona, pesë prej të cilëve janë të mitur.
Njëri aksident ka ndodhur në aksin Kukës-Krumë, ku një makinë është përplasur me një kamion duke lënë të plagosur dy drejtuesit si dhe tre të mitur, të cilët ishin pasagjerë në mjetin më të vogël.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor ‘Kukës-Krumë’, në vendin e quajtur ‘Qafa e Toblit’, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur po mëngjesin e sotëm në aksin Koplik-Vermosh, ku janë lënduar dy të mitur, pas përplasjes mes dy automjeteve të tjera.
Të miturit ndodheshin në automjetin që drejtohej nga një 20-vjeçar, ndërsa autori tjetër, 46-vjeçari Ç. D., u largua nga vendi i ngjarjes. Policia më pas njoftoi se arrestoi shoferin Ç. D., ndërsa të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. D., 46 vjeç, banues në fshatin Vukel, pasi në aksin rrugor ‘Koplik-Vermosh’, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 20 vjeç, banues në fshatin Vukel.
Pas përplasjes, 46-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi N. K., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, ka njoftuar policia.
Përgjaken rrugët e vendit! Dy aksidente me pesë fëmijë të plagosur!
