Në një intervistë ntelevizive, gazetari Basir Çollaku ngriti alarmin për një realitet që sipas tij, nuk mund të fshihet më pas ‘sekreteve të shtetit’ apo ‘thashethemeve mediatike’.
Ai pohoi se lidhjet shqiptare me kartelet e drogës kanë kapërcyer prej vitesh kufijtë e vendit, duke ndërtuar një fuqi kriminale me bazë institucionale, e cila përfshin edhe qeverinë shqiptare. Sipas Çollakut, Shqipëria është kthyer në një nyje të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, me rrjete që shtrihen nga Amerika Latine deri në SHBA dhe Evropë, ndërsa portet shqiptare, veçanërisht ai i Durrësit, funksionojnë si pika kyçe të këtij trafiku. Ai theksoi se institucionet ndërkombëtare, përfshirë DEA-n amerikane, kanë tashmë prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë panoramë alarmante.
Basir Çollaku: Unë jam i bindur për këtë, nuk është thjesht një tendencë për të zhurmuar me një artikull ose me disa të dhëna. Historia e lidhjes së shoqërisë shqiptare me kartelet e drogës nuk është më sekret. Ajo ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë prej vitesh, i ka kapërcyer jo thjesht si lajm por me tendencën e aktivitetit të ushtruar, e parasë së pastruar, e lidhjeve të forta dhe fuqisë së madhe ekonomike të krijuar. Pra, ne kemi një fuqi narkotike që quhet qeveria shqiptare.
Pra, këto efekte, ky zhvillim le të themi negativ në drejtim të ligjit, kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë e kanë mbërritur në Amerikën Latine. Janë kartelet e kokainës ku elementët e botës së trafikut të Shqipërisë kanë lidhjet e fuqishme përveç furnizimit atje dhe shpërndarjes në Evropë, por janë grupet që kanë akses në këtë botë të paligjshmërisë me aktivitetin e tyre jo vetëm në Amerikën Latine por edhe atje ku këto grupe kanë aktivitet në SHBA.
Dalja e kësaj fuqie në këtë treg me këtë agresivitet, ashpërsi dhe sasi marramendëse parash duke qarkulluar, duke pastruar dhe duke pasur një bërthamë institucionale e cila të forcon dhe të jep leje të pastrosh, e natyrisht e ka përfshirë qeverinë shqiptare dhe sigurisht kryeministrin Rama në këtë lupë të investigimit amerikan. Ata kanë të dhëna të shumta. DEA ka gati prej tre vitesh me një zyrë në Tiranë dhe nuk ka nevojë të marrë thashetheme askund. Ata kanë prova, kanë fakte. Dihet që Porti i Durrësit është një port i dhënë me qira tek grupet kriminale dhe kjo është e mjaftueshme. Një konkurrent i fortë është porti në Belgjikë, janë dy porte ku qarkullojnë tonelata kokainë ku bëjnë miliarda euro. Dhe këto miliarda pastrohen diku.
“Shqipëria në hartën globale të krimit”, Çollaku akuzon qeverinë: DEA ka prova të forta, paratë e pista qarkullojnë..
