Pagat e drejtuesve amerikanë janë rritur me 1,094% që nga viti 1978, tani fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësitTë jesh CEO në SHBA vlen më shumë se kurrë. Drejtuesit ekzekutivë të 350 kompanive më të mëdha të listuara në bursë morën në vitin 2024 një pagë mesatare totale prej 22.98 milionë dollarësh, sipas një raporti të shtatorit nga Economic Policy Institute (EPI). Raporti përfshin pagat fikse dhe kompensimet në aksione të shitura gjatë vitit.Kjo përfaqëson një rritje prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe një rritje marramendëse prej 1,094% që nga viti 1978, kur paga mesatare e një CEO-je ishte vetëm 1.9 milionë dollarë.Sot, drejtuesit e kompanive fitojnë mesatarisht 281 herë më shumë se “punonjësi mesatar”, të cilin EPI e përcakton si punonjës me kohë të plotë në pozicione prodhimi apo jo-drejtues në të njëjtat sektorë ku operojnë 350 kompanitë më të mëdha.Ky raport është më i ulët se në vitin 2021, kur arrinte në 409 herë, por shumë më i lartë se 35 vite më parë, kur diferenca ishte vetëm 60 herë.Hendeku është zgjeruar kryesisht për shkak të paketave të kompensimit të bazuara në aksione, që e lidhin pagën e drejtuesve me performancën e kompanisë në tregjet publike.Për më tepër, raporti thekson se CEO-të kanë fituar më shumë fuqi për të vendosur vetë pagën e tyre, duke negociuar shpërblime gjithnjë e më të larta.Drejtuesit më të paguar të vitit 2024Raporti i qershorit nga firma e konsulencës Equilar përpiloi listën e 100 CEO-ve me pagesat më të larta në kompanitë publike amerikane me të ardhura mbi 1 miliard dollarë.Këta janë 10 drejtuesit më të paguar të vitit 2024:Rick Smith, Axon Enterprise – $164,525,721Jim Anderson, Coherent – $101,497,009Brian Niccol, Starbucks – $95,801,676Larry Culp, GE Aerospace – $87,393,875Michael Arougheti, Ares Management – $85,381,842Satya Nadella, Microsoft – $79,106,183Tim Cook, Apple – $74,609,802Greg Lehmkuhl, Lineage – $69,341,442David Gitlin, Carrier Global – $65,554,845Ted Sarandos, Netflix – $61,922,397Në krye të listës qëndron Rick Smith, drejtuesi i Axon Enterprise, kompania e armëve “Taser” dhe kamerave të policisë, me një pagesë që kaloi çdo rekord.Sipas ekonomistëve, kjo rritje e jashtëzakonshme e pagave të CEO-ve nuk është domosdoshmërisht rezultat i rritjes së produktivitetit apo fitimeve të kompanive, por një pasojë e ndryshimeve në mënyrën e kompensimit dhe në balancën e fuqisë brenda korporatave.Ndërkohë, pagat e punonjësve të zakonshëm kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për dekada, duke thelluar ndjeshëm pabarazinë ekonomike në SHBA.Në një kohë kur fitimet e korporatave janë në nivele historike, hendeku mes drejtuesve dhe punonjësve po kthehet në një tregues simbolik të mënyrës se si shpërndahet pasuria dhe vlerësohet puna në ekonominë amerikane të viteve të fundit. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar
