Përgatitja për një prezantim të rëndësishëm apo hedhja e disa shënimeve para një takimi me shefin është gjë normale.Por sipas Alison Wood Brooks, pedagoge në Universitetin e Harvardit dhe eksperte e komunikimit, e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe në bisedat e zakonshme: mjaftojnë 30 sekonda për të menduar paraprakisht temat, pyetjet apo qëllimet e bisedës.Brooks, që jep lëndën e MBA “How to talk gooder in business and life”, këshillon ta zbatoni këtë qasje edhe në takimet e thjeshta me kolegët apo në telefonatat me miqtë dhe familjen.“Edhe kur flisni me dikë shumë të afërt, vetëm 30 sekonda përgatitje e bëjnë bisedën më të mirë.”Brooks, autore e librit të ri Talk: The Science of Conversation and the Art of Being Ourselves (2025), shton se një moment përqendrimi para se të nisë biseda ju ndihmon të qëndroni prezent gjatë saj.Arsyeja është se, sapo nis komunikimi, truri merret njëkohësisht me dëgjimin, interpretimin e shprehjeve emocionale dhe përgatitjen e përgjigjeve – një proces që konsumon shumë energji.Për këtë arsye, është më lehtë të mendosh paraprakisht temat sesa gjatë rrjedhës së bisedës.Të qenit komunikues i mirë kërkon ushtrim të vazhdueshëm, por përfitimet janë të mëdha: ndërtim marrëdhëniesh dhe avancim në karrierë.Eksperti i të folurit John Bowe ka theksuar se një rregull i thjeshtë është të fokusoheni më shumë tek tjetri sesa tek vetja.“Ju i kërkoni vëmendje dikujt; atëherë jepjani tuajën. Përqendrohuni në atë që thotë dhe pse e thotë. Gjithçka tjetër vjen vetë.”Edhe një frazë e vogël mund të ketë efekt të madh.Sipas Matt Abrahams, pedagog në Universitetin Stanford, shprehja “Tregomë më shumë” është një nga më të fuqishmet. Ajo mbështet tjetrin, ndryshe nga reagimet që e kthejnë bisedën tek vetja.“Shumë njerëz gabojnë duke përdorur historitë e të tjerëve si pretekst për të folur për veten,” shkruan Abrahams. “Por nëse e bëni shpesh, humbni mundësinë të mësoni më shumë.”Në fund të ditës, një gjysmë minute mendim paraprak mund të bëjë dallimin mes një bisede rutinë dhe një komunikimi, që ju bën më me ndikim dhe më të lidhur me të tjerët. / CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Si të keni ndikim në bisedat e përditshme me një strategji 30-sekondëshe
