Gjumi i bukurisë: Sekreti për lëkurë të shëndetshme dhe jetë më të gjatë

A keni pasur ndonjëherë ditë kur pas një nate pa gjumë të mjaftueshëm, shiheni në pasqyrë dhe dukeni më të lodhur, me sy të enjtur dhe rrathë të zinj?Nuk është një iluzion, shkenca tregon se gjumi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin dhe pamjen tonë të jashtme.“Gjumi i bukurisë” nuk është thjesht një shprehje popullore, por një proces biologjik i vërtetë që ndihmon trupin dhe lëkurën të rigjenerohen çdo natë.Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi hyn në një ritëm të posaçëm rikuperimi.Hormoni i rritjes, i cili sekretohet kryesisht në orët e para të natës, nxit rigjenerimin e indeve, shërimin e muskujve dhe prodhimin e kolagjenit, proteina që i jep lëkurës forcë, elasticitet dhe një pamje më rinore.Në të njëjtën kohë, niveli i kortizolit, hormoni i stresit, bie ndjeshëm, duke ulur inflamacionin dhe duke mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme.Ky ekuilibër hormonal është thelbësor për të mbajtur lëkurën të shëndetshme, të hidratuar dhe rezistente ndaj faktorëve të jashtëm si ndotja apo rrezet e diellit.Mungesa e gjumit, nga ana tjetër, ka pasoja të menjëhershme.Vetëm disa netë me pushim të pamjaftueshëm mjaftojnë që lëkura të duket më e thatë, rrudhat të bëhen më të dukshme dhe elasticiteti të bjerë.Gjumi i pakët në vazhdimësi lidhet me dobësim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, prodhim më të ulët kolagjeni dhe rritje të stresit oksidativ, një proces që dëmton qelizat dhe përshpejton plakjen biologjike.Kjo është arsyeja pse, pavarësisht kremrave, serumëve apo trajtimeve më të avancuara kozmetike, mungesa e gjumit nuk mund të kompensohet me produkte bukurie.Gjumi ndikon edhe në shfaqjen e akneve. Kur flini pak, rriten hormonet e stresit dhe inflamacioni, duke shtuar gjasat për shpërthime në lëkurë.Në të kundërt, një gjumë i qetë dhe i rregullt ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës dhe përmirëson aftësinë e lëkurës për t’u shëruar nga irritimet e përditshme.Efektet nuk janë vetëm biologjike, por edhe sociale.Studimet tregojnë se fytyrat e njerëzve të lodhur perceptohen nga të tjerët si më pak tërheqëse dhe më pak të shëndetshme.Shenja si qeset poshtë syve, skuqjet, apo një ngjyrë e zbehtë e lëkurës, janë mesazhe të qarta që të tjerët i lexojnë si shenjë stresi e lodhjeje.Kjo ndikon në mënyrën si të tjerët sillen me ne, qoftë në marrëdhëniet personale, në vendin e punës apo edhe në një takim pune apo interviste. Një fytyrë e pushuar mirë jo vetëm që shihet më pozitivisht, por gjithashtu përçon më shumë energji dhe vetëbesim.Madje edhe vetë-perceptimi ndryshon.Shumë persona që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm raportojnë pakënaqësi me pamjen e tyre dhe ndihen më pak energjikë gjatë ditës.Ky ndikim psikologjik është një tjetër arsye pse gjumi duhet parë si një element thelbësor i mirëqenies dhe jo si luks.Specialistët e shëndetit rekomandojnë të paktën 7 deri në 9 orë gjumë cilësor çdo natë për të rriturit.Kjo nënkupton jo vetëm kohë të mjaftueshme, por edhe një rutinë të shëndetshme para gjumit: shmangien e pajisjeve elektronike një orë para fjetjes, krijimin e një ambienti të qetë e të errët në dhomë, dhe ruajtjen e një orari të rregullt.Këto zakone përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe rrisin përfitimet e tij për trupin dhe lëkurën.Në fund, gjumi është receta më e thjeshtë, më natyrale dhe më e përballueshme për shëndetin e përgjithshëm dhe pamjen e jashtme.Nëse dëshironi lëkurë të freskët, trup më energjik dhe një mendje më të kthjellët, jepini prioritet pushimit. Në një botë gjithnjë e më të ngarkuar, ku shpesh zgjedhim punën, argëtimin apo rrjetet sociale në vend të gjumit, kujtohuni se orët e humbura të pushimit nuk kompensohen kurrë plotësisht.Gjumi i mirë nuk është luks; është themeli i shëndetit dhe bukurisë afatgjatë. / The Conversation, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.