Shfaqja “Fundjava magjike” në Teatrin Eksperimental, një histori me humor, ndjeshmëri dhe reflektim

Shfaqja “Fundjava magjike” këtë sezon artistik premierë për fëmijët, një histori me humor, ndjeshmëri dhe reflektim. Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgli” një shfaqje e mbushur me ngjyra, buzëqeshje dhe emocione. Teksti dhe regjia në shfaqjen “Fundjavën magjike” për fëmijë janë nga Kleard Gërmenji. Në rolet interpretojnë Adriana Tolka, Klodian Çelmeta, Fabiana Proi, Shandi Ismailaj.
Në një botë ku të dukurit vlen më shumë se të ndjerit, dy fëmijë motër dhe vëlla kanë humbur në ekranet, që kanë filluar të ndriçojnë më shumë se zemrat e tyre. Por në një fundjavë magjike, diçka e pazakontë do të ndryshojë gjithçka. Kur fëmijët takojnë Njeriun Llamarinë, që është në kërkim të zemrës së tij fillon një udhëtim magjik që i çon përtej pamjes, përtej klikimeve, drejt një sekreti që nuk mund të shihet me sy. Por a është zemra një lodër që mund ta gjesh? Me ndihmën e gjyshes së tyre të mençur, ata mësojnë të shohin përtej ekranit. Plot surpriza dhe me një seri ngjarjesh, fëmijët fillojnë të sfidojnë realitetin. Ata zbulojnë vlerat e vërteta që e bëjnë jetën plot me kuptim.
Koreografia në shfaqjen “Fundjava magjike” është nga Semela Skënderasi, skenografia realizuar nga Beqo Nanaj dhe kostumografia nga Sofi Kara. Shfaqja teatrore  “Fundjava magjike” që po shfaqet këtë kohë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” në Tiranë është në vijim dhe të atyre më parë, që janë vënë në skenë për fëmijët.