Studimi/ ChatGPT iu përgjigj gabim pyetjes së famshme të Sokratit

Një studim i Universitetit të Cambridge zbuloi se ChatGPT ka vështirësi në sfidat matematikore, duke bërë gabime në problemin e njohur platonik të “dyfishimit të katrorit”, ashtu si do të bënte çdo nxënës.
Studimi, i botuar në International Journal of Mathematical Education in Science and Technology, tregoi se si ChatGPT-4 u përgjigj një prej problemeve më të vjetra matematikore, dyfishimit të katrorit, që përshkruhet nga Platon te dialogu i tij “Menoni”. Në këtë dialog, Sokrat i udhëzon një djalë rob që të zbulojë se katrori i ri duhet të ketë anët e barabarta me diagonalen e katrorit fillestar, duke demonstruar natyrën e brendshme të njohurisë.
Përgjigja e ChatGPTHulumtuesit paraqitën ChatGPT-4 me të njëjtën sfidë, duke përdorur pyetje të tipit sokratik dhe variante që mund të ishin qëllimisht të pasakta të problemit. Në vend që të përdorte zgjidhjen gjeometrike të regjistruar tashmë, modeli improvizoi me metoda algebrike, duke çuar në gabime të ngjashme me ato që mund të bënte një nxënës. Vetëm pas një udhëzimi të vazhdueshëm, ai sugjeroi përgjigjen e saktë gjeometrike.

Rezultatet e studimit zbuluan se përdorimi i inteligjencës artificiale në arsim kërkon kujdes të veçantë. Siç thekson matematicieni Andreas Stilianidis, nxënësit nuk mund ta konsiderojnë automatikisht si të saktë çdo përgjigje të ChatGPT dhe duhet ta verifikojnë vazhdimisht atë. Ky studim tregon se si inteligjenca artificiale funksionon në mënyrë të ngjashme me mendjen njerëzore, duke eksperimentuar, supozuar dhe bërë gabime, një zbulim që mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e mësimdhënies së matematikës.
/vizionplus.tv