Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës do të nisë me një ulje të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me një vit më parë. Nëse Numri i nxënësve ne total ne rang qarku vitin e kaluar ka qenë 21080 nxënës Këtë vit është ulur në 17354 pra 3726 nxënës më pak.
Sipas sindikatës së pavarur të arsimit në Korçë kjo shifër është alarmante por edhe e pritshme pasi ky fenomen nk ka niaur sot por prej vitesh madje ata shtojnë se në vitet pasardhëse,akoma edhe më shumë do të ndihet nr i ulët i nxënësve.
Më të prekura janë klasat e para, ku mungesa është ndjerë prej dy vitesh, dhe sipas ekspertëve, kjo do të përshkallëzohet edhe në klasat pasuese, deri në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze. Shkaku kryesor i rënies lidhet me emigracionin e të rinjve dhe uljen e lindshmërisë në vend.
Probleme dhe rrezik mbyllje për vitet pasardhëse për shkak të numrit të ulët të nxënësve nuk kanë kanë vetëm shkollat e rrethinave por edhe qytwti i Korçës.Këtë vit 3 shkollat e qytetit, Naim Frashëri, Ismail Qemali dhe Asdreni janë në limitin e numrit të kërkuar për të patur drejtori shkolle gjë që rrezikon të kalojnë në shkolla vartëse.Nga ana tjetër, edhe pse numri i mësuesve pa ngarkesë mësimore është i lartë, sipas kontratës kolektive, asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa punë por do të sistemohen si mësues ndihmës.
Ulet numri i nxënësve në qarkun e Korçës, rreth 4 mijë më pak regjistrime në vitin e ri shkollor
