“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë fundgushti në një pikëtakim të gjallë për banorët, të rinjtë dhe turistët, një festë që solli muzikë, kulturë dhe promovim të pasurive natyrore të lumit Buna.
Ky aktivitet, i organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me EKO Mendje dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kishte për synim të promovonte resurset e jashtëzakonshme të kësaj zone unike, duke e kthyer në një destinacion tërheqës për turizmin kulturor dhe natyror.
Atmosfera u mbush me muzikë live dhe DJ, panair ku përfshiheshin produkte agro-ushqimore lokale, artizanat tradicional, si dhe stenda me lule dhe pemë dekorative, veçanti e zonës. Të pranishmit shijuan një mbrëmje ndryshe, ku argëtimi u ndërthur me traditën, duke përforcuar imazhin e lumit Buna si një thesar natyror që meriton të zbulohet dhe të ruhet.
“Buna Fest” dëshmoi se Dajçi ka potencial të madh për të pritur evente të kësaj natyre, duke ofruar jo vetëm bukuri natyrore, por edhe një eksperiencë të plotë kulturore dhe argëtuese për të gjitha moshat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
