Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA

Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA

Tregu i kriptoaseteve vijon të humbasë terren ndërsa tregtuesit po rivlerësojnë impaktin e tensioneve globale të tregtisë mbi aktivitetin ekonomik por edhe impaktin që do të ketë rezerve strategjike e Bitcoin krijuar nga presidenti Amerikan Donald Trump. Bitcoin ra deri në 80,182 dollarë në orët e vona të së Dielës përpara se të rikuperohej mëngjesin e së Hënës në 82,405 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinGecko. Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 9.7 përqind krahasuar me një javë më parë. Ethereum gjithashtu humbi 10 përqind të vlerës në 7 ditë duke ndërsa gjatë ditës së Dielë ju afrua shumë pranë kufirit të 2,000 dollarëve. Aktualisht tregtohet me 2,101 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. Pavarësisht se Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv...