Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Internacionalja e Qendrës denoncon botërisht farsën e 11 majit”/ Rezoluta e IDC-CDI, Berisha: I jep goditje fatale…
Berisha u shpreh se ‘farsa elektorale’ u godit nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendërs dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në deklaratën për media, u ndal edhe tek rezoluta e rezoluta e IDC-CDI. Sali Berisha: “Farsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj. Kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy...