Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Përcillen 103 haxhilerë nga Shkodra, nisen drejt vendeve të shenjta të besimit islam…
Natën e të premtes, para xhamisë së Parrucës, është bërë nisja e haxhilerëve të Shkodrës drejt vendeve të shenjta të besimit islam. Kanë qenë të afërmt të haxhilerëve por edhe besimtarë myslimanë, që i kanë përcjellë duke u uruar udhëtim të mbarë dhe haxh të pranuar. Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Myftinisë së Shkodrës, të cilët përgjatë shumë ditëve, kanë zhvilluar takime e trajnime me haxhilerët. Për mediat, myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur për rëndësinë e haxhit por edhe të këtij momenti për haxhilerët, familjet e tyre dhe krejt Shkodrën. Këtë vit, drejt vendeve të shenjta të besimit islam, janë nisur 103 haxhilerë, burra dhe gra. Haxhi është një nga shtyllat më të rëndësishme të besimit islam dhe konsiderohet një...