Ngritën në këmbë policinë për bombë në një hotel në Tiranë, alarmi rezulton fals

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësuar se pas orësh kërkimesh e verifikimesh nga forcat RENEA ka rezultuar se alarmi ka qenë fals.Lexo edhe :Related Posts
Ka qenë recepsionistja e hotelit e cila ka dhënë alarmin pë rbombë, pasi sipas saj ishte njoftuar nga dikush që në parkingun e hotelit ishte vendosur një bombë.

Fatmirësisht e gjitha ka rezultuar të ishte një alarm fals.
Njoftimi:
Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.