Krashi: Sistemi më i mirë zgjedhor në Shqipëri do të ishte mazhoritar i pastër

Deputeti socialist Lavdrim Krashi i cili është në fund të mandatit të tij pasi nuk do të jetë më pjesë e legjislaturës së ardhshem, ka kritikuar kodin zgjedhor që përdoret në Shqipëri.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Krashi tha se sistemi më i mirë zgjedhor do të ishte mazhoratar i pastër.
Pjesë nga debati:

Krashi: Beteja më e mirë elektorale është mazhoratari i pastër. Mos u çudit nëse parlamenti i ardhshëm do të bëjë një formë tjetër. Maqedonia e Veriut ka proporcional rajonal i ndarë në mënyrë të barabartë.
Shabani: Kaq të vogla sa i kemi zonat ne, mazhoritar ëhstë. Ky vend kaq i vogël me 12 rajone s’ka aryse, kjo është mbajtje gjallë e feudalizmin.
Krashi: Patjetër mo që dalin feudalët e zonës, janë këta drejtuesit politikë që sillen si kryeministra në hije. Ajo që më shqetëoson mua është se në dështojmë në çdo gjë. Nëse Arkend Balla në mori në vitin 2021 mbi 2 mijë vota, pse nuk duhet të merrte më shumë.
Shabani: Po nëse do të ishte Çyrbja në palament a do ta njihnin kaq shumë?