Deputeti socialit Lavdrim Krashi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për rikthimin e sotëm në parlament.
Ai theksoi se ky rikthim ishte totalisht i pakuptimtë dhe i paligjshëm. Siaps Krashit në momentin që nis fushata zgjedhore dhe shpërndahet parlamenti, nuk ka më deputetë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zoti Krashi jemi në fund të një legjislature, rikthimi sërish në sallë, si e vlerësoni këtë legjislaturë?
Krashi: Rikthimi i ditës së sotme i pakuptimtë, i jashtëligjshëm. Ata 140 deputëtët e rinj duhet të rishijkojnë ligjin zgjedhor. Në vendet demokratike në momentin që shpallen zgjedhjet deparlamenti shpërbëhet. Bota demokratike në momentin që shpërndahet parlamenti, të gjtihë të tjerët janë kandidatë deputetë. Kam precedentin britanik. Të enjten e parë të majit bëhen zgjedhjet, dhe të hënën fillon punën parlamenti i ri. Nuk është si këtu te ne, që bëjmë 2 muaj pushime pastaj kthehemi. Kam kundërshtuar që në fillim.
Borakaj: Ndoshta keni kundërshtuar shumë prandaj nuk jeni në listë, jeni bërë pishman?
Krashi: Jo. Unë nuk bëj kompromis për dy gjëra, vizoionin që kam e çoj deri në fund dhe integritetin. Gjë të cilën në Shqipëri shoh që është në përmasa shumë të vogla integriteti, qytetar, profesional dhe moral. Ata 140 deputetë të rinj të mos hidhen në oqean, atyre tu jepet mbështetje më e madhe dhe hapësirë më e madhe për të punuar.
Borakaj: Duhet ta kuptoje në 4 vite, që ata poishtë vendosin atë që duan ata lart.
Krashi: Unë në çdo komunikim publik, të qënit kritik konstruktiv është gjëja më e mirë në partitë politike.
